Një ditë te Panairi “Ditët e Librit” te Toptani Shoping Center

Sot, Bukinist.al është vitrina më e madhe virtuale e shitjes së librave


Nga Dash Frashëri, botuesi i TiranaDiplomat.com

Kur gazetari i mirënjohur, Dr. Albert Gjoka, themeloi portalin e shitjes online të librave, Bukinist.al, në vitin 2012, si një vizionar i lindur, ai e kishte të qartë se “krijesa e tij” do të rezultonte një sukses.

Dr. Albert Gjoka, menaxheri i Bukinist.al

 

I vetëdijshëm se kjo sipërmarrje kërkonte dije, sakrifica, marëdhënie biznesi, “Gjoka i Bukinist”, ka shpenzuar mijëra orë të tilla, në informacionin më të përparuar, njohur në detaje funksionimin e platformave të ngjashme ndërkombëtare, duke u konsultuar me njerëz të botës së letrave, investitorë të shtëpive botuese në Shqipëri, por edhe me ato ndërkombëtare.

Sot, Bukinist.al është vitrina më e madhe virtuale, brenda së cilës gjendet një gamë e gjerë botimesh; që nga libri artistik, librit shkollor, akademik, profesional, libri për fëmijë, libri i vjetër, katalogët, albumet, pullat postare dhe kartolinat.

Por, dyqani virtual është vetëm një pjesë e punës dhe e përgjegjësisë së një stafi shumë të kualifikuar dhe të përzgjedhur me shumë kujdes.

Marketingu online, menaxhimi modern në shpërndarjen e librit dhe pjesëmarrja aktive me botuesit për promovimin e të gjitha vlerave që hidhen në qarkullim janë disa prej objektivave madhore, ku në fakt, qëndron edhe suksesi i Bukinist.al.

Panairi “Ditët e Librit” te Toptani Shoping Center po rezulton një sukes i jashtëzakonshëm.

“Ne, – tha menaxheri Gjoka për TiranaDiplomat.com, – jo thjeshtë bashkojmë prodhuesin e librit me lexuesit për interesa tregu, por vijmë me përkushtimin dhe profesionalizimin për t’i mbajtur të informuar të gjithë miqtë e librit, për të dhënë rekomandimet e duhura, dhe për të punuar bashkërisht në rritjen e kulturës së leximit në vend”.

Eni Sadiku, Megi Gegolli dhe Junus Cerkezi janë marketueset e palodhura dhe inteligjente të Bukinist.al, të cilat punojnë tek “ishujt e librave” të krijuara sipas tematikës dhe moshave, iu shpjegojnë dhe iu sugjerojnë dashamirësve dhe të interesuarve, titujt e librave, pak nga përmbajtja e tyre, duke jua lehtësuar edhe zgjedhjen e tyre.

“Na vjen shumë mirë që nga dita e parë që u hap ky panair, më 31 mars, dhe deri më sot, 17 prill, ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm të interesuar për të blerë të paktën një libër”, tha Eni për TiranaDiplomat.

“Preferencat janë të ndryshme. Ne kemi krijuar disa ishuj librash, sic i quajmë ne: “Aventurë & Fantazi”, “Historia Botërore”, “Zhvillim Personal”, por nuk mungojnë edhe “Klasikët”, “Enciklopedia”, “Biografi”, si dhe për librat për fëmijë”, tha Megi.

“Libra po blejnë nga të gjitha moshat, pasi Bukinist.al ofron një gamë të gjerë tematikash”, tha Junis.

Në fakt, ato që lodhen më shumë në këtë sipërmarrje të madhe sa operacionale – një panair libri si ky te Toptani Shoping Center ka një kosto të konsiderueshme – janë Sara Almeta dhe Artjola Elezaj, ato që i japin dorën e fundit “operacionit” të blerjes së një libri.

Sara është punonjësja e palodhur në kasën e krijuar në Panair dhe faturon disa qindra libra të shitura në ditë.

“Është një kënaqësi e madhe për mua, si pjesë e Bukinist, kur dikush blen libra, dhe ka shumë të tillë që blejnë disa. Një punë e bukur, pasi dhe vetë jam shumë dashamirëse e librit. E kam gjithmonë në cantë një libër”, tha Sara për TiranaDiplomat.com.

“Gjithmonë e më shumë ka të interesuar për të blerë libra dhe kjo është një gjë shumë e mirë”, tha Artjola.

Si botues i gazetës onlinë TiranaDiplomat.com dhe një dashamirës i librit, dhe për më tepër promovues i shkrimtarëve, poetëve, përkthyesve, marrëdhënia me Bukinist është e vecantë. Duke përdorur kodin TD2023, të gjithë lexuesit mund të përfitojnë ulje 10% për cdo libër të blerë.

 

 

Kumbaro në Athinë, takim me ministra të Greqisë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare “Oqeani ynë”, në Athinë zhvilloi takime me disa…

Global 360

Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në vend, pas vrasjes së…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Kumbaro në Athinë, takim me ministra të Greqisë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare “Oqeani ynë”, në Athinë zhvilloi takime me disa…