Ermonela Jaho, masterclass në çeljen e “Akademisë Teatrale”

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho është rikthyer në Teatrin e Operas dhe Baletit për të kontribuar me një masterclass në çeljen e “Akademisë Teatrale”


Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho është rikthyer në Teatrin e Operas dhe Baletit për të kontribuar me një masterclass në çeljen e “Akademisë Teatrale”, që do të kontribuojë në mjeshtërinë artistike të talenteve të artit klasik.

Në një prononcim për mediet për këtë eksperiencë, ajo tha se, “teatrin nuk do të na e bëjnë të huajt, nuk do ta bëjë askush tjetër, përveç nesh”.

Gjithashtu ajo u ndal dhe te sukseset në skenat prestigjioze në botë, ku duket që sopranoja Jaho ka vendosur që lidhjet me rrënjët t’i ruajë të forta.

“Shkolla jonë të jep diçka, mua më ka dhënë diçka. Më vonë unë e kam mësuar me luftë, torturë e sakrificë të madhe, kam dalë jashtë ta marr. Këtë eksperiencë është detyrimi ynë si artistë të rritur këtu, që ta sjellim këtu”, shprehet sopranoja Ermonela Jaho.

Jaho bën të ditur se bashku me drejtoreshën e Teatrit, po punojnë që “Akademia Teatrale” të kthehet në traditë.

“Qëllimi është që në bazë të kalendarit të përgatiten këta artistë të rinj shqiptarë dhe rolet në operat që ne do të programojmë të jenë këngëtarët shqiptarë”, tha Jaho.


Ajo u ndal gjithashtu dhe tek pjesëmarrja në këtë Akademi ku tha se, ftesës së hapur i janë përgjigjur një grusht artistësh shqiptarë, kryesisht nga Diaspora e Kosova.

“7-8 veta kanë ardhur nga vajzat, por është ajo dashuria për të bërë diçka për ta. Sepse të jesh artist sot është e vështirë, të bësh jetesën me art është e vështirë. Duhet ta duash, duhet të jetë një terapi, një nevojë shpirtërore”, shprehet më tej sopranoja.

Ajo rrëfen se në trajnim të rinjtë i ka trajtuar si kolegë, e përveç se u ka zbuluar disa prej sekreteve që fshihen në komponentët e një opere, prej zërit tek grimi, edhe ka marrë prej tyre emocione të forta.

“Jam përlotur prej një nga pjesëmarrësve nga Peja që vinte nga mëngjesi deri në darkë… dhe thashë ka ende shpresë! Sigurisht që edhe përgjegjësia ime është e madhe, sepse nuk ka rëndësi ku këndova dje, kush më duartrokiti, por çfarë do të lë dhe çfarë po bëj tani”, tha Jaho.

Ajo premton se në tetor do të rikthehet sërish me “Akademinë Teatrale”, dhe se do t’i përgjigjet pozitivisht dëshirës së publikut shqiptar për ta parë të performojë në këtë skenë. /ATSH

Bashkëpunimi në nivel vendor me Kosovën, Mazniku pret ambasadorin Durmishi

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Maznku, pret ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.

Global 360

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit

Nga 300 të pranishmit në sallë votuan pro vetëm 141 ligjvënës, numër i pamjaftueshëm për të rrëzuar qeverinë.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

NATO shpëtoi Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe!

Ish-Ministri i Jashtëm: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë!

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Bashkëpunimi në nivel vendor me Kosovën, Mazniku pret ambasadorin Durmishi

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Maznku, pret ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.