OSBE në tryezë diskutimesh me Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në bashkëpunim me zyrën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri organizoi një tryezë të përbashkët diskutimesh me Gjykatën e Lartë me temë “Juridiksioni kushtetues dhe juridiksioni gjyqësor – pikëtakimet dhe ndarjet midis tyre”.


Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në bashkëpunim me zyrën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri organizoi një tryezë të përbashkët diskutimesh me Gjykatën e Lartë me temë “Juridiksioni kushtetues dhe juridiksioni gjyqësor – pikëtakimet dhe ndarjet midis tyre”.

Në këtë aktivitet morën pjesë trupat e gjyqtarëve të të dyja gjykatave, këshilltarë ligjorë dhe staf administrativ nga secila prej tyre, si dhe përfaqësues të Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Aktiviteti i përbashkët u hap me fjalët përshëndetëse të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, të zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, si dhe të ambasadorit të Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis.

Ambasadori De Sanctis gjatë fjalës së tij përgëzoi iniciativën e dy gjykatave, si dhe theksoi rëndësinë që ka ajo për krijimin e mundësive për shqyrtimin e çështjeve teknike në marrëdhëniet mes dy organeve të larta gjyqësore.

Ai vuri në dukje bashkëpunimin e suksesshëm të Prezencës me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë këtyre organeve të larta gjyqësore.

Punimet u zhvilluan në dy sesione, ku gjatë sesionit të parë gjyqtarët e secilës prej gjykatave referuan mbi nën-temat e mëposhtme: hapësira dhe kufijtë e interpretimit kushtetues të gjykatave të zakonshme; gjykimi incidental dhe natyra e vlerësimit të gjyqtarit të zakonshëm; roli që luan gjyqtari kushtetues në interpretimin e ligjit të zakonshëm për t’i dhënë kuptim normës kushtetuese; roli i Gjykatës së Lartë për të siguruar uniformitetin e praktikës gjyqësore.

Temat e trajtuara gjatë sesionit të dytë kishin në fokus: standardin e gjykatës së caktuar me ligj dhe zbatimin e tij në përputhje me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që përcaktojnë juridiksionin e Gjykatës së Lartë për njësimin dhe zhvillimin e praktikës ligjore; arsyetimin e vendimeve të dhomës së këshillimit, natyrën e pretendimeve të parashtruara në rekurs si përcaktuese të detyrimit të Gjykatës së Lartë për të trajtuar dhe rastet kur gjykatat më të ulëta kanë dhënë zgjidhje ligjore diametralisht të kundërta; të drejtën e mbrojtjes efektive të individit në gjykimin në Gjykatën e Lartë, si dhe gjykimin në dhomën e këshillimit veçanërisht kur ajo gjykatë shqyrton, me nismën e saj, çështje ligjore pa njoftuar paraprakisht palët.

Në vijim të prezantimeve të mbajtura, gjyqtarët e të dy gjykatave shtruan pyetje dhe zhvilluan diskutime lidhur me temat e referuara, duke evidentuar rëndësinë e organizimit të takimeve të tilla për shkëmbimin e mendimeve dhe përmirësimin e vendimmarrjeve respektive. /ATSH

Kompanitë shqiptare në fokus të konferencës “Business 2030

Ambasada e Suedisë në Shqipëri dhe Kombet e Bashkuara organizojnë Konferencën “Business 2030”

Global 360

Epoka e post-së vërtetës, “faktet alternative” dhe Kina në lupën e medias

  Nga Dr. Marsela Musabelliu Psikologët përdorin termin “gaslight” (shqipëruar ndriçim/ndezje me gaz) për t’iu.

Diplovista

Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

Zëri i Amerikës interviston djalin Juta Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut

Gjeopolitika

Dialogu dhe kooperimi Francë & Europë me Kinën si alternativë për paqe!

Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, realizoi në Kinë një vizitë treditore

OPED

Mid’hat Frashëri, diplomat, albanalog dhe antropolog i spikatur

Fjala në përurimin e vëllimit të tetë të veprës së zgjedhur të Mid'hat Frashërit.

Profil

Jepini pasaportën kuqezi “shqiptares” Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Masmedia

”The Sun”: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë

Mesatarisht, kostoja e jetesës në Tiranë është rreth 61 për qind më e ulët se në Londër.