Muzhaqi: Mbështetje çdo vit për 500 të rinj me projekte komunitare

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Elbasanit, deklaroi sot se mbështetja e të rinjve me programe nga qeveria shqiptare.


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Elbasanit, deklaroi sot se mbështetja e të rinjve me programe nga qeveria shqiptare, është një mënyrë për të shpërblyer kontributin dhe angazhimin e tyre në shumë fusha.

Ministrja Muzhaqi e bëri këtë deklaratë nga aktiviteti i zhvilluar në Tiranë, për prezantimin e politikave dhe programeve prioritare të Qeverisë në mbështetje të të rinjve, ku të pranishme ishin edhe ministrja ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

“Kemi disa shtylla shumë të rëndësishme për të rinjtë ku Qeveria investon, një prej tyre është demokracia dhe pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje. Kemi ndërtuar 61 këshilla rinore dhe Këshillim Kombëtar Rinor ku të rinjtë mund të angazhohen në kuptimin e plotë në vendimmarrje dhe të zhvillojnë takime dhe biseda me kryetarët e bashkive për punët e mira që bëhen për vendin apo komunitetin ku ata jetojnë. Kemi këshillat studentorë, Parlamentin e nxënësve, të gjitha këto janë mënyra shumë të mira që të rinjtë të angazhohen dhe të japin kontributin e tyre për Shqipërinë që duan dhe qytetet ku ata jetojnë”, tha Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi u ndal edhe te ndryshimet në Ligjin për Rininë, ku ajo theksoi se ka tre programe të reja që i japin një mbështetje shtesë të rinjve.

“Me programin e nismave komunitare do të ofrojmë financim të dedikuar për veprimtarinë e këtyre strukturave, këshillave vendorë rinorë dhe këshillit kombëtar rinor, duke financuar projekte të drejtuara nga të rinjtë për të rinjtë, dhe do të mbështesim rreth 500 të rinj çdo vit me projekte komunitare”, tha ajo, ndërsa shtoi se ndër vite shumë të rinj që kanë fituar konkurse apo olimpiada kanë trokitur në dyert e Ministrisë për Rininë dhe Fëmijët për më shumë mbështetje.

Nisur nga kjo, Muzhaqi tha se “me Programin e Talenteve Rinore do mbështeten financiarisht kostot e transportit dhe akomodimit për pjesëmarrjen e të rinjve në kompeticione ndërkombëtare në fushat e artit, kulturës, shkencës, teknologjisë dhe sportit, duke kultivuar talentin për rreth 200 të rinj çdo vit”.

“Programi i praktikave të punës dhe garancia janë të tjera programe që i ndihmojnë të rinjtë për të zhvilluar karrierën e tyre dhe për t’u bërë pjesë e tregut të punës. Keni mundësi të ndryshoni karrierën dhe të gjeni atë fushë ku e gjeni veten më mirë. Teknologjia, është bërë pjesë e rëndësishme që pa të rinjtë nuk do kuptohet dot. Ne kemi investuar në disa programe për teknologjinë duke filluar nga Tumo te Piramida, programet e kodimit në shkolla, programet e kodimit për të rinjtë, etj”, shtoi Muzhaqi.

Burimi ATSH

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…