Rikualifikimi i lagjes “Kala”, mundësi të reja pune dhe zhvillimi ekonomik për Elbasanin

Memorandumi i mirëkuptimit u firmos nga, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, bashkëdrejtorët ekzekutivë të AADF-së, Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, si edhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.


Në Elbasan u nënshkrua sot memorandumi i mirëkuptimit mes Bashkisë Elbasan, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe Ministrisë së Shtetit për Pushtetin Vendor (MSHPV) për rikualifikimin e lagjes “Kala” të qytetit, një zonë me vlera të pasura kulturore, historike dhe me potencial të madh për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Elbasanit.

Rikualifikimi i lagjes “Kala: është vlerësuar si një ndërhyrje me interes publik dhe një mundësi e shkëlqyer për rritjen e turizmit dhe zhvillimin e bizneseve lokale.

Ky projekt ka për qëllim ruajtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe bizneset në zonë.

Memorandumi i mirëkuptimit u firmos nga, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, bashkëdrejtorët ekzekutivë të AADF-së, Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, si edhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku,

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit për rijetëzimin e kalasë së qytetit në Elbasan, ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, theksoi rëndësinë e këtij projekti për qytetin, duke e konsideruar si një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e Elbasanit si një destinacion turistik të rëndësishëm.

Ai u shpreh se ky projekt do të sjellë përfitime të mëdha për komunitetin dhe do të krijojë mundësi të reja pune dhe zhvillimi ekonomik.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) do të kontribuojë me mbështetje financiare dhe përvojën e tij të pasur në realizimin e projekteve të ngjashme në qytete të tjera të Shqipërisë si Shkodra, Korça, Berat, Kruja, Gjirokastra dhe Vlora.

Ky angazhim do të sigurojë një plan të mirëfilltë dhe një ndërhyrje të suksesshme për revitalizimin e lagjes “Kala”.

Projektet e rijetëzimit të qendrave të qyteteve të zbatuara nga AADF kanë pasur një ndikim të dukshëm në zhvillimin e biznesit dhe turizmit në disa qytete të Shqipërisë.

Disa nga rezultatet e suksesshme të projekteve të realizuara përfshijnë mbështetje për më shumë se 1050 biznese, rritje të vizitave turistike me mbi 110% dhe një vlerë të shtuar prej 120 milionë dollarë në zonat e zhvilluara.

Objektivat kryesore të projektit përfshijnë, rikualifikimin e lagjes “Kala” të Elbasanit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, përmirësimin e administratës dhe angazhimin e bizneseve dhe banorëve të zonës. Po ashtu, promovimin e Elbasanit si destinacion turistik dhe ofrimin e mundësive për sipërmarrësit lokalë.

Faza e parë e projektit do të përfshijë analizën e të dhënave dhe përgatitjen e një koncepti zhvillimi, si dhe të një projekti teknik për dy zona kryesore të lagjes “Kala”.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e lagjes “Kala”, duke ofruar mundësi të reja për të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të zonës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.