Kumbaro: Qeveria po ribën një ligj dinjitoz për menaxhimin e mbetjeve

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit hodhi poshtë akuzat e deputetëve të opozitës, se sot kemi një mjedis të shkatërruar.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro hodhi poshtë akuzat e deputetëve të opozitës, kur thanë se sot kemi një mjedis të shkatërruar.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Kumbaro u shpreh se “deklaratat e opozitës nuk besoj që ndihmojmë opinionin publik kur thonë se ky mjedis është shkatërruar”.

“Është kjo mazhorancë që po ribën një ligj dinjitoz për menaxhimin e mbetjeve, kjo mazhorancë që ka bërë investime të tjera në infrastrukturë, kjo mazhorancë ka bërë një ligj për mbrojtjen e pyjeve, ka krijuar një sistem për të gjitha të dhënat”, tha ai.

Sipas saj, të hedhësh plumba në ajër duke përdorur terma që ngjallin panik, është e dëmshme.

“Në asnjë raport nuk flitet për mbetje toksike. Në asnjë nga dokumentacionet nuk është folur për mbetje. Do ndiqen të gjitha hapat dhe do mësohet çfarë ka brenda. Ju flisni sikur jeni brenda kutive. Ne do presim derisa të dalim në konkluzione. Jemi në bashkëpunim për të informuar publikun për të mos përhapur panik”, tha ministrja Kumbaro.

Më herët deputetja e opozitës Flutura Açka në fjalën e saj në Kuvend ngriti shqetësimin në lidhje me kontejnerët në Portin e Durrësit, të cilët dyshohet se janë me mbetje toksike.

Deputetja tha se mbetjet mund të asgjësohen duke u hedhur në det, ndërsa në përgjigjen e saj, ministrja Kumbaro tha se nuk duhet përhapur panik te qytetarët.

Ndërsa deputeti i opozitës Agron Shehaj u shpreh se, plehrat toksike janë trafikuar nga porti i Durrësit.

“Ky skandal është skandali që përfshin më shumë nga ju, Ballën, që ishte ministër i Brendshëm, Kumbaron që është ministre e Mjedisit. Lejuat që 102 kontejnerë me mbetjet toksike të trafikoheshin nga porti i Durrësit”, vuri në dukje Shehaj.

Kumbaro tha se do të priten të gjitha hetimet e nevojshme për të dalë në një konkluzion për përmbajtjen e kontejnerëve.

(ATSH)

Rama në Davos, nënshkruan me Zelenskin marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

Kryeministri Edi Rama nënshkroi sot në Davos me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky një marrëveshje.

Global 360

Presidenti Trump shpalos vizionin në ditën e parë të mandatit të dytë

Në ditën e parë të mandatit të dytë, Presidenti Donald Trump shpalosi vizionin për një Amerikë më të guximshme dhe…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në Davos, nënshkruan me Zelenskin marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

Kryeministri Edi Rama nënshkroi sot në Davos me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky një marrëveshje.