Tetë bashkime shoqërish fituese të ankandit fotovoltaik hibrid

Zv/kryeministrja Balluku e cilësoi një tjetër gur kilometrik në sektorin energjetik shqiptar ankandin.


Tetë bashkime shoqërish u shpallën sot fituese në ankandin fotovoltaik hybrid për një kapacitet të instaluar prej 283.93 MW, me një çmim mesatar 51.3 euro për megavat-orë.

Ndërsa kompania Voltalia e cila po zhvillon një park fotovoltaik në Karavasta, u shpall kompani në rezervë për një kapacitet 72 megavat.

Në ankand paraqitën ofertat 14 ofertues, nga të cilët janë kualifikuar 9 bashkime shoqërish të cilat ofertuan 355.93 megavat-orë.

Kompanitë pjesëmarrëse në ankand janë “Voltalia” me kapaciteti të instaluar 70 MW, çmimi 59.94/ MWh; Blessed dhe MATRIX Construction kapacitet 36 MW, çmimi 51.00 euro/MWh; Seman SunPower shpk General Electric dhe Agna sha kapaciteti 10 MW oferta 51 euro/MWh; Aga Solar, Notus Energy me kapacitet 55.7 MW, çmimi 49.9 MWh; Solar PV, Gr ALBANIA, Enterprise Albania dhe RAB me kapacitet 29.13 MW çmimi 54.8 euro MWH; JGA Consulting, SWiss Approval Albania, Eterna, Gr Albania me kapacitet 15.2 MW, me çmim 54.7 euro/MWh; Smart Gynesh Energy Technology, Smart Energy Group dhe Erseka Solar e ndarë në dy lote. Për një kapacitet të instaluar 40.3 MW 53.53 euro /MWh dhe loti 2 20.2 MW 56.28 euro/MWh; Solar Park Gjorica, Infotelecom, Adam Global Energy për kapacitet 35.6 MWh, me çmimin 39.7 euro/MWh; Eco Park Group, Birra Peja, Vlorem Energy shpk, Future Energy Trading and Exchange Dynamic për një kapacitet 41.8 MW me çmimin 56.11 euro/MWh.

“Kapaciteti total i alokuar, pa shoqërinë e rezervës, është 283.93 megavat. Çmimi mesatar i ofruar dhe shpallur fitues është 51.3 euro për megavat-orë. Sipas procedurës shoqëria “Voltalia” e kalon kapacitetin prej 350 megash të ofruar, të lejuar nga dokumentacioni i tenderit me 5 mega. Kjo shoqëri do të klasifikohet si shoqëri e rezervës”, bëri të ditur drejtuesi i komisionit të vlerësimit të ofertave.

Ky ankand kishte kriterin i cili lejonte konkurrentët të hynin në garë me një park jo më të vogël se 10 megavatorë dhe jo më të madh se 100 megavat-orë. Ministria ofron për fituesin një kontratë shitblerje të energjisë elektrike për një periudhë 15-vjeçare me një çmim të pandryshuar, i propozuar nga ofertuesit e përzgjedhur. Në çdo rast çmimi nuk mund të ishte më i lartë se tavani i vendosur prej 59.97 euro për megavat-orë.

Në ankand ishin të pranishëm zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber, si dhe drejtori i BERZH-it.

Zv/kryeministrja Balluku e cilësoi një tjetër gur kilometrik në sektorin energjetik shqiptar ankandin.

Sipas saj, ky ankand hedh një hap tjetër shumë të rëndësishëm në politikat e shtetit shqiptar për shndërrimin e vendit tonë në një vend eksportues neto të energjisë.

“Tashmë vendi ynë është vlerësuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë si një histori suksesi në zhvillimin e ankandeve të hapura, për ndërtimin e burimeve të rinovueshme të energjisë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë, duke u marrë shembull reference në këtë drejtim”, tha ajo.

Balluku vuri në dukje se në këtë proces janë aplikuar dhe ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare, duke pasur, sipas saj, në çdo hap mbështetjen dhe konsulencën profesionale të BERZH, si dhe asistencën e ambasadës zviceriane, përmes SECO.

“Pikërisht transparenca dhe korrektësia që kemi ndjekur gjatë këtyre proceseve, ka bërë që të sigurojmë një pjesëmarrje domethënëse të kompanive të mëdha prestigjioze ndërkombëtare në fushën elektroenergjetike”, tha ajo.

Balluku solli në vëmendje edhe 2 procedurat e tjera të kryera, të cilat i cilësoi si të suksesshme, dy parqet fotovoltaike të një madhësie të konsiderueshme, ai i Karavastasë 140 megavatorë, ku Shqipëria përfiton 50% të prodhimit dhe parku i Spitallës. Parku i Karavastasë ndodhet në operim duke filluar nga muaji shkurt 2024, ndërkohë që parku i Spitallës është në ndërtim e sipër.

“Një tjetër sukses që kemi shënuar, sidomos jo vetëm për shtimin e kapaciteteve, por edhe për rritjen e sigurisë energjetike përmes diversifikimit është edhe ankandi i kapaciteteve të reja eolike, nga i cili përfituam 222.48 megavatorë”, shtoi Balluku.

Zv/kryeministrja theksoi se përveç transparencës dhe kritereve europiane të vendosura, është përfituar dhe çmimi rekord përmes këtyre ankandeve, duke kujtuar këtu rastin e “Voltalias” në Karavasta, ku çmimi i fiksuar është 24.89 euro për megavat, një çmim rekord për gjithë Europën.

“Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka një strategji të qartë që synon që kapacitetet gjeneruese diellore të arrijnë një shtesë prej 1 gigavat-orë nëpërmjet procedurave të pastra, transparente dhe konkurruese”, deklaroi ajo.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në muajt në vazhdim do të dalë me një studim të mirëfilltë të territorit shqiptar, të bazuar mbi kapacitetet që ne kemi në transmetim dhe në shpërndarje dhe duke orientuar kështu se ku do të ndërtohen njësitë e tjera gjerneruese, qofshin këto fotovoltaike apo eolike. (Marrë nga ATSH)

Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!