Laburistët vijnë në pushtet pas 14 vitesh

Rezultatet nënkuptojnë një kryeministër laburist për herë të parë që nga viti 2010- ndërsa konservatorët përballen me një luftë për drejtimin e ardhshëm të partisë


Ia dolëm, ndryshimi fillon tani, tha Keir Starmer pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme në Britaninë e Madhe, sipas BBC.

Starmer do të hyjë në Downing Street si kryeministri i parë laburist në 14 vjet – pas një fitoreje të madhe në zgjedhjet e përgjithshme.

Udhëheqësi laburist ka siguruar 326 vendet e nevojshme për një shumicë në Dhomën e Komuneve – duke i dhënë fund 14 viteve të sundimit konservator.

“Partia Laburiste ka fituar këto zgjedhje të përgjithshme dhe unë i kam telefonuar Keir Starmer për ta uruar për fitoren e tij”, tha kryeministri në largim, Rishi Sunak duke pranuar humbjen.

“Ne ia dolëm – e arritëm fitoren, ju bëtë fushatë për të, ju luftuat për të, ju votuat për të dhe – ndryshimi fillon tani”, tha Starmer perpara një turme mbështetësish- menjëherë pas shpalljes së rezultateve.

Starmer shtoi se Britania e Madhe po përjeton edhe një herë “dritën e shpresës”.

“Drita e shpresës, e zbehtë në fillim, por bëhet më e fortë gjatë ditës. Ajo po shkëlqen edhe një herë mbi një vend me një mundësi pas 14 vjetësh për të rikthyer të ardhmen e tij”, tha ai.

Me më shumë se 635 nga 650 vende të fituara, laburistët do të formojnë qeverinë e ardhshme me një shumicë prej të paktën 100.

Rezultatet nënkuptojnë një kryeministër laburist për herë të parë që nga viti 2010- ndërsa konservatorët përballen me një luftë për drejtimin e ardhshëm të partisë.

Penny Mordaunt, e cila ka të ngjarë të ketë qenë një pretendente për drejtimin e vendit nëse do të kishte mbijetuar, tha se konservatorët kishin marrë një “goditje pasi nuk kishin arritur të nderonin besimin që njerëzit i kishin dhënë”.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Atentati ndaj Trump, Nikolla: Dhuna dhe demokracia janë të papajtueshme

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla reagoi sot atentatin ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Global 360

Biden dënon dhunën politike, pas atentatit kundër Trump

Presidenti i SHBA Joe Biden ka dënuar dhunën politike pas një sulmi në mitingun e ish-presidentit Donald Trump.

Diplovista

Bregu: Zero roaming me BE-në deri më 2027

Perspektiva e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nuk është më një proces datash, BE-ja po ndryshon, ndoshta duhet të ndryshohet…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Atentati ndaj Trump, Nikolla: Dhuna dhe demokracia janë të papajtueshme

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla reagoi sot atentatin ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.