Mazniku: Ristrukturim i Këshillit Konsultativ të qeverisjes qendrore dhe pushtetit lokal

Këshilli Konsultativ ka në strukturën e tij 11 anëtarë të kabinetit qeveritar dhe 11 anëtarë të pushtetit vendor.


Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha sot se, “qeveria ka miratuar vendimin për ristrukturimin e Këshillit Konsultativ të qeverisjes qendrore dhe pushtetit lokal, me qëllim forcimin e dialogut mes qeverisë dhe strukturave vendore për të çuar më përpara bashkërendimin e punës midis qeverisë dhe pushtetit lokal”.

Në komunikimin me mediet, pas mbledhjes së qeverisë, Mazniku theksoi se, “ky vendim, vjen në përgjigje të kërkesës dhe nevojës që u parashtrua në turin e takimeve lokale, për të intensifikuar dhe bashkërenduar më mirë punët mes qeverisjes qendrore dhe asaj lokale”.

“Këshillit Konsultativ ka në strukturën e saj 11 anëtarë të kabinetit qeveritar dhe 11 anëtarë të pushtetit vendor, të cilët takohen në mënyrë periodike për të diskutuar paraprakisht aktet ligjore që qeveria parashikon të kalojë, të cilat lidhen me çështjet e pushtetit vendor, por gjithashtu për të diskutuar edhe për çështjet të tjera që bashkitë kanë me situatën e tyre financiare, planet e investimeve apo ato zhvillimore që ndërlidhen mes qeverisjes qendrore dhe vendore”, tha Mazniku.

Një element tjetër që shtohet në këtë akt vijoi ai, është krijimi i një këshilli teknik, një strukturë teknike, e cila do të marrë në shqyrtim teknikisht aktet, përpara se ato të kalojnë në procesin e miratimit.

Mazniku u shpreh se, “i rëndësishëm është fakti që përtej kërkesave ligjore për dialog dy herë në vit, ne synojmë që duke nisur që nga muaji maj i vitit që vjen, të kemi në mënyrë periodike çdo muaj, një takim midis gjithë bashkive dhe kabinetit qeveritar, një takim virtual online për të diskutuar çdo problematikë të bashkive që mund të kenë, me përfaqësuesit e dikastereve përkatëse duke çuar dhe një hap më tej bashkërendimin e punës midis qeverisë dhe pushtetit lokal”.

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.