Rama: Fundjava i gjen të gjithë në Gjirokastër, prej Venezuelës, SHBA-ve e deri te Skocia

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Gjirokastra, e cila është e mbushur me turistë nga e gjithë bota.


Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Gjirokastra, e cila është e mbushur me turistë nga e gjithë bota.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama, duke ndarë një video nga Pazari i Gjirokastrës, thotë se këtë fundjavë i gjen të gjitha gjuhët e botës në Gjirokastrën e rilindur.

“Fundjava i gjen të gjithë në Gjirokastër, prej Venezuelës së largët, Shtetet e Bashkuara e deri te Skocia dhe Italia fqinje, me sokakët e qytetit të gurtë që janë dëshmitarët e rilindjes së Gjirokastrës ku sot dëgjohen të gjitha gjuhët e botës dhe ndihet entuziazmi i turistëve që zbulojnë një xhevahir të trashëgimisë botërore”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Në video shfaqen turistë të cilët rrëfejnë eksperiencat e tyre.

“Quhem Majkëll dhe jam nga Skocia. Ne ishim duke kërkuar të bënim diçka ndryshe. Vendosëm të kalonim dy javë në Shqipëri dhe Gjirokastra ishte një nga vendet që duhet ta vizitonim me patjetër. Është një vend i trashëgimisë botërore, ushqimi është i mrekullueshëm. Ecëm më këmbë nga stacioni i autobusëve deri këtu, kishte një pjerrësi të madhe dhe qyteti është shumë i bukur”, tha Majkëll.

Një çift nga Venezuela, Xhovani dhe Lui u shprehën entuziast për vizitën në Gjirokastër. “Ne jemi nga Venezuela, por jetojmë në Portugali. Është hera e parë që jemi këtu në Gjirokastër. Është e mrekullueshme, na pëlqen klima, ambienti, qyteti, ushqimi, Kalaja ishte spektakolare”, thanë ata.

Valentina dhe Tefiku nga Lugina Preshevës thanë se vizita e tyre lidhet me arsye historike dhe kulinarine.

Ndërkohë, Ema e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehet se vjen në Gjirokastër pasi ia kishin këshilluar disa miq të saj. “Unë kam mbërritur mbrëmë. Isha në Berat. Jam me dy miqtë e mi. Ma kishin rekomanduar të vija këtu në Berat dhe Gjirokastër dhe kishin të drejtë. Po, vendi është i bukur, më pëlqen kultura, historia, kalaja e bukur, natyra e bukur”, tha ajo.

Një çift turistësh nga Italia tha se njerëzit flasin shpesh për Gjirokastrën në rrjetet sociale dhe kjo i kishte tërhequr vëmendjen.

“Bëra një kërkim në Internet. Njerëzit flasin shpesh për Gjirokastrën në rrjetet sociale. Çdokush dëshiron të shkojë në bregdet, por ne vendosëm të udhëtonim në një qytet të bukur dhe ideja ishte e mirë. Pamë dhe fotot që ishin shumë të bukura dhe vendosëm të vinim këtu. Ju i keni të dyja këtu në Shqipëri edhe detin, edhe malin. Sot në Gjirokastër, nesër do jemi në Ksamil”, thanë ata.

😍 Fundjava i gjen të gjithë në Gjirokastër, prej Venezuelës së largët, Shtetet e Bashkuara e deri te Skocia dhe Italia fqinje

😍 Fundjava i gjen të gjithë në Gjirokastër, prej Venezuelës së largët, Shtetet e Bashkuara e deri te Skocia dhe Italia fqinje, nëpër sokakët e qytetit të gurtë që janë dëshmitarët e rilindjes së Gjirokastrës ku sot dëgjohen të gjitha gjuhët e botës dhe ndihet ekzaltimi i turistëve që zbulojnë një xhevahir të trashëgimisë botërore 💎🏰🏞️🙏🏻

#VetëmPërpara➡️🇦🇱

Posted by Edi Rama on Saturday, April 13, 2024

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…