Sula: Dosja e ish-Sigurimit për Martin Camajn me dokumente të sajuara

Kreu i AIDSSH: Dosja përmban profilin e tij dhe ka dokumente të sajuara nga Sigurimi i Shtetit për ta kërcënuar atë me jetë.


Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve, e ftuar në një intervistë televizive zbardhi detaje nga veprimtaria dhe puna e këtij institucioni, teksa u shpreh “ish-Sigurimi prodhoi dhunë dhe urrejtje”.

Sula u shpreh se dosja për Martin Camajn në arkivë nuk është dosje e bashkëpunimit të tij me Sigurimin e Shtetit asokohe.

Ajo shtoi se kjo dosje përmban profilin e tij dhe ka dokumente të sajuara nga Sigurimi i Shtetit për ta kërcënuar atë me jetë.

Sula ka folur po ashtu për dosjen e Drita Çomos duke thënë se për këtë të fundit dosja u hap që në moshën 16-vjeçare dhe në të ajo përshkruhet me nota urrejtjeje nga autoriteti i kohës.

“Institucioni u bë 7 vite që ekziston dhe është krijuar në mënyrë që t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve dhe institucioneve. Rast pas rasti bëhet kërkesa për deklasifikim dhe kryhet. Institucioni ka edhe një aksion të vetin duke kryer deklasifikime në mënyrë më masive për t’i ardhur në ndihmë publikut”, u shpreh ajo.

“Për sa i përket dokumenteve që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare, ka një proces më të gjatë ku marrim ndihmë edhe nga institucione apo specialistë të tjerë. Kemi një komision të brendshëm të de klasifikimit dhe procesi është kolegjial”, shtoi Sula.

Sula tha sa, “për Martin Camajn po përmbyllim një proces të nisur prej kohësh. Nuk dua të nxjerr konkluzione, por ne kemi nxjerrë se dosja për të nuk është e një bashkëpunimi, por është një dosje e profilit të tij dhe ka dokumente të sajuara nga Sigurimi i Shtetit për ta kërcënuar atë me jetë, ose ka letra të falsifikuara nga vetë sigurimi për Martin Camajn”.

Sipas saj, një ndër dokumentet më pikante ishte fati tragjik i Barbara Orgockas, një grua polake që martohet me një shqiptar. “Fati i saj dihet, ajo u akuzua për spiunazh dhe përfundoi keq. Ne gjetëm letrën në dosjen e saj që mamaja i shkruan diktatorit të asaj kohe ku i lutet për fëmijët dhe fatin e saj”, tregoi Sula.

“Ne po bëhemi gati për klubin e librit dhe kemi librin e Drita Çomos, fati i saj dhe familjes ishte tragjik. Fati e goditi me një sëmundje të pashërueshme dhe ajo tregon mungesën e kontaktit me familjen në mënyrën e saj rinore. Të bën përshtypje të thellë që dosja u hap për të në moshën 16-vjeçare. Ka një urrejtje të hapur që në fillim ndaj saj në dosje. Mënyra si e komentojnë tregojnë për një situatë jo njerëzore, si në spital edhe në shoqëri”, u shpreh Sula.

Lexo më shumë nga

Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!