Ky dimër i ftohtë!

Poeti Sotiraq Naçi ka një lidhje të hershme me poezinë, gati 40-vjeçare


Poeti Sotiraq Naçi ka një lidhje të hershme me poezinë, gati 40-vjeçare.

Me një stil tërheqës, metafora të bukura, ai i qëndis poezitë me një pasion dhe dashuri të madhe.

Tematika e mallit të emigrantit për vendlindjen, dashuria e përjetshme për nënën, janë disa nga simbolikat e tij.

Ky dimër i ftohtë

Ky dimer i ftohte dhe i acarte,
rrugeve te stines shkeli pa pyetur.
Erdhi aq shpejt kryenec e krenar
te dyve na gjeti perseri te heshtur..

Cudi si ngjakemi te dy me dimrin,
sy te vranet me rreshje lotesh.
Acar nder zemra buzeqeshjevrare,
copa zenkash nje akull i papare..

Veshtrojme me habi rrathet e cigares,
ku akulli dhe tymi lozin pa kuptim.
Fjalet nder dhembe rime e pertypim,
dimri me ne ka kohe qe ben flirt…

Cudi si s’ndrojne keto stine,
ka kohe qe mendimet e akulli jane nje.
Kjo vere se di nese erdhi a me pare iku,
vec dimrin e ndjeme te heshtur dhe pa ze…

Aq akull dhe bore paska ngrire ne zemer,
sa stinet nder shpirtra jane mbleksur dhe vrare.
S’paska me pranvere as vere e as vjeshte
por vetem dimer te ftohte me ngrica e acar…

Iku dhe kjo ditë

Iku dhe kjo ditë
e ftohtë e në heshtje…
Lotit s’u shpëtojnë sytë,
mjerimi s’ka buzëqeshje…

Mbase buzëqeshja egziston,
diku thellë ndër sy të ngopur
por s’është e lumtur e s’ka se si,
kur tek i pasuri ri prangosur…

Iku në mes ngricash dhe kjo ditë,
siç kanë ikur dhe të tjera…
Diku në oxhaqet shterpë
dëgjohet një psherëtimë…

Por askush s’e dëgjon,
përtej oxhaqeve të nxehtë
një i pasur vetëm qesh
nga të nxehtit vuan dhe heq…

PUTHMË MBRËMJEVE

Mbremjeve mos harro,
kur te biesh ne gjume
e dashur mi thuaj dy fjale.
Perqafome dhe puthme,
gjumit nuk i dihet zgjimi.
Mund te jete nje rruge,
nje rruge qe se duam te dy,
drejt erresires se vdekjes.
Do te na mbetet peng,
do te psheretime ne heshtje
qe se dhame puthjen e fundit..

Lexo më shumë nga

Forcohen valutat në raport me lekun

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,77 lekë dhe këmbehet me 95,87 lekë, ndërsa…

Global 360

Trump bisedon me Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund…

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Forcohen valutat në raport me lekun

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,77 lekë dhe këmbehet me 95,87 lekë, ndërsa…