Tirana, kryeqyteti i filmit në Ballkan

Nga 13-17 dhjetor do të vijnë producentët dhe regjisorët nga e gjithë Europa në “Balkan Film Market”.


Tirana do të jetë kryeqyteti i filmit në Ballkan. Në kryeqytet nga data 13-17 dhjetor do të vijnë producentët dhe regjisorët më të rëndësishëm në fushën e filmit nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në “Balkan Film Market”.

Jonid Jorgji, kreu i Agjencisë së Industrisë Kreative në bashkinë e Tiranës, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, bëri të ditur se industria kreative dhe filmi në tërësi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në turizëm.

“Eventi gjigand në industrinë e kinemasë do të sjellë në Tiranë qindra producentë dhe kineastë, përfaqësues të platformave televizive nga më të njohurat në Europë. Do të vijnë në Tiranë për katër-pesë ditë. Do ketë panele diskutimesh, workshop-e, por edhe konkurse për idenë më të mirë “Pitching”, që do të sjellin bashkëprodhime të ndryshme ballkanike, shqiptare por edhe në Europë”, tha Jorgji.

Kreu i Agjencisë së Industrisë Kreative në Bashkinë e Tiranës solli dhe shembuj se si industria e kinemasë ka ndikuar drejtpërdrejt në turizëm.

“Industria e filmit dhe e gjithë industria audiovizuale jep një feedback të rëndësishëm në turizëm. Është një ambasador i mirë për turistët e ardhshëm që do të vijnë në vendin tonë. Kroacia është një shembull konkretë që edhe falë “Game of Throne” u kthye në një atraksion turistik nga më të rëndësishmit në rajon dhe Evropë. Këtë strategji po ndjekim dhe në Tiranë, duke krijuar këtë zyrë të filmit, duke sjellë sa më shumë produksione filmash”, tha ai.

“Falë incentivave të marra kanë ardhur shumë produksione filmash, ndërsa po punohet dhe ligji për sektorin audiovizual, ku ndihmon dhe incentivon të huajt dhe vendasit që duan të xhirojnë në vendin tonë filmat apo produktet e tyre audiovizuale. Para një viti në vendin tonë u xhirua dhe episodi i fundit i një Reality Show holandeze, dhe Tirana pas transmetimit të atij episodi pati bum turistësh nga Holanda”, theksoi Jorgji.

“Balkan Film Market” do të zhvillohet në ambientet e Piramidës, ku aspirantët për të nisur punën për filmin e tyre të parë, të përzgjedhur paraprakisht në bazë të aplikimeve të realizuara përgjatë dy muajve të fundit, do të punojnë individualisht me mentorë të huaj për të zhvilluar skenarin me të cilin përfaqësohen. Paralelisht, kineastë nga rajoni do të prezantojnë projektet e tyre para producentëve dhe distributorëve të ftuar në BFM, duke pasur mundësinë të sigurojnë mbështetjen që u nevojitet në fazën e para ose pas prodhimit.

Në rrethin e mbi 300 të ftuarve, të cilët kthejnë sytë nga projektet ballkanike, regjisorët e rajonit do të kenë mundësinë përgjatë pesë ditëve të promovohen, të zgjerojnë rrethin e njohjeve me emra të cilët kanë një historik të gjatë dhe të suksesshëm në industrinë filmike botërore, ku disa prej tyre të nominuar me çmime OSCAR.

Përpos mundësisë për ekspertët e fushës, nëpërmjet marketit Tirana do të shndërrohet në një pikë strategjike takimi për prodhuesit e filmit, që do ta njohin më nga afër kryeqytetin, duke e parë edhe nga këndvështrimi i një lokacioni të mundshëm për xhirime.

Balkan Film Market realizohet në partneritet me bashkinë Tiranë, Ambasadën Franceze, Ambasadën Austriake, Institutin Italian të Kulturës, Filmmakers Europe, Qendrën e Artit AGIMI, nën organizimin e Agjencisë së Industrisë Kreative.

(Marrë nga ATSH)

“DURANA Tech Park”, Ibrahimaj: Hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik

Zhvillimi i parqeve dhe zonave për zhvillim teknologjik dhe ekonomik është një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“DURANA Tech Park”, Ibrahimaj: Hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik

Zhvillimi i parqeve dhe zonave për zhvillim teknologjik dhe ekonomik është një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës…