Elsa Ekonomi, 50 vite në arsim

ELSA EKONOMI është spala e orkestrës gjigande të arsimit, melodia e së cilës, vazhdon të ndjehet po aq e ëmbël


Nga BUJAR QESJA, “Mjeshtër i Madh”

Kolegia ime, gazetarja me përvojë, profesionalisht gjithnjë në rritje, nga fisi me emër i Ballhysëve, e angazhuar në vite në disa media televizive, e tash e vendosur në pozicionin parësor, të portalit të njohur vendas “DurrësLajm” Mila Ballhysa, ka realizuar shumë intervista në praktikën e saj të punës.

Por kjo me mësuesen e njohur, që i kaloi gjysmë shekulli në arsim Elsa Ekonomi, mbetet nga më të veçantat, nga më tërheqëset. Është e premte, 15 shtator 2023. Në teatrin ” A. Moisiu”, në tempullin e vetëm kulturor të Durrësit, është dhënë premiera e filmit dokumentar : “Elsa Ekonomi 50 vite në arsim”.
Dhe intervista e Ballhysës pikërisht, i mëshonte këtij evenimenti të rëndësishëm, jo vetëm për zysh Elsën, por edhe për arsimin në Durrës dhe më tej.

Suksese! Shumë arritje! Shumë punë dhe mund! Ngarkesa të pazakonta! Vështirësi sa të duash. Këto ka kaluar dhe ka ndjerë në 50 vite arsim ELSA EKONOMI HILA. “Shqiponja” e Mihal Ekknomit, fluturoi shumë lart në qiellin e kaltër të mirësisë dhe bukurisë shpirtërore, të një zonje të rrallë dhe me aftësi mbase edhe unikale, për cilësitë që bart të arsimit në Durrës.

Në foto, gazetarja e njohur Mila Ballhysa, duke intervistuar personaliteten e arsimit Elsa Ekonomi.

 

ELSA EKONOMI, është spala e orkestrës gjigande të arsimit, melodia e së cilës, vazhdon të ndjehet po aq e ëmbël, po aq e bukur, po aq tërheqëse sa edhe më parë.

Dhe këtë melodi, të kësaj 50 vjeçareje në arsim, e pati për fat, e pati si një tregues të epërm të karrierës së saj, kolegia dhe mikesha ime e respektuar Mila Ballhysa, për ta vendosur si muzikë të përkryer, në ballinën publikuese të portalit tonë aq të dashur ” DurrësLajm”.

Një binom që e bën më të rëndë lapsin tim, më të përqëndruar e sigurisht më nderues, kur vendos në majën e tij pamjen e mrekullueshme, ku paraqitet gazetaria Mila Ballhysa, në intervistën me personaliteten e arsimit, të bijën e “mbretit” të mësimdhënies kombëtare, të të madhit, të të pashuarit MIHAL EKONOMI – Elsa Ekonomi Hila.

” 50 vite në arsim” të Elsa Ekonomit. “DurrësLajm”, si zakonisht e vetmja media e shkruar dhe në video, që nuk len të rrëshkasë në humbëtirën e heshtjes , nga eventet më të spikatura të arsimit durrsak në vite.

Kujtojmë, që është dhënë premiera e filmit dokumentar, kushtuar 50 viteve në arsim të Elsa Ekonomit, e vendosur me meritë në llozhën qendrore të mësimdhënies dhe kulturës arsimore në Durrës.

Bujar Qesja
Durrës: 17 shtator 2023

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…