“InnFest”, festival dedikuar inovacionit në Shqipëri

“InnFest” do të zhvillohet mes datave 8-10 Shtator 2023, në Kompleksin “Olimpik” Tiranë.


“InnFest”, festivali i dedikuar inovacionit në Shqipëri, është një tjetër aktivitet që do të mbledhë bashkë kompani dhe startup-e të suksesshme nga vendi dhe rajoni.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali bëri të ditur se “InnFest” do të zhvillohet mes datave 8-10 Shtator 2023, në Kompleksin “Olimpik” Tiranë.

Për tri ditë radhazi, sipas saj, do të flitet për inovacionin nën temën “Si do të lidhemi në të ardhmen?”.

“Tri ditë të mbushura me panele, diskutime, prezantime dhe workshop-e. Pjesëmarrës dhe raste suksesi nga kompanitë dhe startup-et e suksesshme nga vendi dhe rajoni”, u shpreh Bilali.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes mbështet këtë aktivitet që synon të bëjë bashkë aktorë të ekosistemit më dinamik të ekonomisë.

Bilali theksoi se “qeveria shqiptare vijon angazhimin për ta shndërruar synimin “Shqipëria, hub i Ballkanit” në një realitet në periudhën afatmesme”. /ATSH

Malaj: Diaspora, partner strategjik në ekonominë dhe të ardhmen e vendit

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Washington DC.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: Diaspora, partner strategjik në ekonominë dhe të ardhmen e vendit

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Washington DC.