Një ditë në “PranverArt”, ekspozitën e 66 artistëve!

Ky është Edicioni i 14-të i ekspozitës së hapur në Muzeun Historik Kombëtar (21-28 maj 2023)


Nga Dash Frashëri, botues i DashArt.al

“PranverArt”!

Kështu quhet ekspozita e artit e hapur në hollin kryesor të Muzeut Kombëtar dhe  që ka mbledhur së bashku 66 artistë, piktorë dhe skulptorë, nga “A te Z“, nga Agim Bujupi te Zef Pepa.

Artistët pjesëmarrës: Agim Bujupi, Agim Musabelliu, Agron Shahinas, Alem Toska, Alvino Myftari, Anesti Taco, Arben Kurti, Adrian Blido, Arminda Lacej, Avni Rexhepaj, Bashkim Alushi, Bardha Buza, Bertrand Shijaku, Buron Kaceli, Dimitra Misrasi, Edrin Shijaku, Endri Stasti, Eni Vevecka, Ergys Demo, Erjon Bardhi, Ervin Meniko, Fatmir Cakranji, Ferdinand Yzeiri, Flamur Vathi, Foti Kllogjeri, Genti Proko, Gëzim Zoto, Greta Tahiraga, Gjergji Shoshi, Gjergji Marko, Haxhi Gashi, Idriz Balani, Ikbal Beli, Jozita Shkreli, Juli Miftari, Klement Sina, Kleo Nini, Klodiana Taci, Kristo Defrim Hasa, Lec Shkreli, Llambrini Dëna, Maskim Bushi, Merita Myderezi, Mhill Berhani, Nezir Ago, Petraq Pecani, Pëllumb Aliaj, Pëllumb Bylyku Remzi Kuci, Renato Kullolli, Rikarda Nova, Roland Runaj, Romeo Kallco, Skender Strica, Sotiraq Kuqali, Shpresa Bajko, Ylli Puka dhe Zef Pepa.

Ekspozita, e hapur të dielën, më 21 maj, do të jetë e mundshme për dashamirësit e artit deri në 28 maj 2023.

Një ekspozitë arti është një ngjarje e bukur për kryeqytetin dhe për mua si botues i TiranaDiplomat.com dhe DashArt.al është një mundësi për të shijuar veprat e sjella nga artistët më të njohur shqiptarë.

Dash Frasheri, botues i TiranaDiplomat.com dhe DashArt.al

 

Skulptori Maksim Bushi është një nga autorët që merr pjesë në ekspozitë.

“Ky është edicioni i 14-të i ekspozitës ‘PranverArt”. Marrin pjesë 66 piktorë dhe skulptorë. Karakteristikë e kësaj ekspozite, ndryshe nga të tjerat që ka patur vetëm piktorë, tani ka edhe skulptorë”, tha Bushi për DashArt.al.

Mjeshtri Llazar Taci vjen me një kompozim shumë të ndjerë.

Një tjetër skulptor interesant është Idriz Balani, me një punë të bukur në bronz: Ambasadori amerikan William Walker, të cilën e shijoj në praninë e një tjetër skulptori të njohur, dhe për më tepër nga Përmeti im, i mirënjohuri Qazim Arifi.

Idriz Balani

Buron Kaceli prezantohet me një kompozim mjaft bukur të kompozuar.

Piktori beratas Agim Musabelliu dallohet për stilin e tij të vecantë, tashmë një “markë” e tij.

Anesti Taco është befasues me kompozimin e tij, ku në qendër është lahutari dhe dy portrete zanash të ndërthurura.

Anastas Kostandini (Taso) prezantohet me “kuvendin e plakave blu”.

Edhe Gëzim Llalla prezantohet me një punim të bukur.

Eneila Vevecka është shumë e ngrohtë në kolorit dhe befasues me linjat e kompozimeve të saj. Punime me të vërtetë të bukura.

Axherko Mezelxhiu të befason me kompozimin e tij impresionist.

Bashkim Alushi prezantohet me polifoninë labe.

Klodiana Taci dhe Jozeta Shkreli kanë punë të bukura.

Agron Shahinas vjen me versionin e tij të Luftëtarit Kombëtar.

Alem Toska vjen në ekspozitë me djalin me llastiqe. Një skulpturë mjaft interesante në kompozim dhe realizim. Natyrisht, nuk mungon edhe fotoja ime pranë kësaj vepre të bukur, të cilën e imitoj me gjeste.

Xhulja Toska vjen me një vajzë në mendime, goxha të thella.

Alvino Myftari luan me koloritin, raportin e bukur të ngjyrave.

Sotiraq Kuqali vjen me pranverën.

Bertrand Shijaku me vjeshtën e tij është i ngrohtë në ngjyra.

Edrin Shijaku guxon me këtë zonjë në park.

Dimitra Misrasi vjen me një version “Primavera” të Sandro Boticelit.

Haxhi Gashi sjell jo pak provokim me këtë nudo.

Edhe Lec Shkreli ka në fokus një vajzë.

Emjon Tasi na sjell një det të bukur.

Gjergj Shoshi luan me kubat e tij mistikë.

Skënder Strica vjen me Kalanë e Shkodrës.

Edhe Shpresa Bajko ka një punë interesante.

Flamur Vathi sjell rrush.

 

 

Vizitorët janë të shumtë. Veprat e artit iu japin kënaqësi.

Manja: Të angazhuar për punësimin e të miturve që përfundojnë dënimin

Punësimi i të miturve që përfundojnë dënimin, si mundësi për ririntegrimin e tyre në shoqëri, ishte në fokus të diskutimeve…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Manja: Të angazhuar për punësimin e të miturve që përfundojnë dënimin

Punësimi i të miturve që përfundojnë dënimin, si mundësi për ririntegrimin e tyre në shoqëri, ishte në fokus të diskutimeve…