Adriatik Spahiu, qytetari i parë ideal për Bashkinë Këlcyrë

Kandidati i PD në këtë përballje po sjellë jo vetëm premtime konkrete të prekshme, por dhe të realizueshme


Nga Fejzo Subashi

Kandidimi i Adriatik Spahiut, nga Partia Demokratike, përveçse është vlerësim për Bashkinë Këlcyrë, është edhe një vlerësim i madh për Diasporën në përgjithësi dhe sidomos për Diasporën në Amerikë.

Një nga konkurrentët për qytetar i parë i Bashkisë Këlcyrë është edhe Adriatik Spahiu, i cili prej njëzet vitesh jeton dhe punon në Amerikë, i propozuar në këtë përballje nga PD-ja.

Adriatik Spahiu, jo që nuk ka as edhe një interes personal, por sakrifikon shumë nga mirqënija, familja, rehatinë dhe ekonominë e tij në Shtetet e Bashkuara në Amerikë.

Ai kandidon për qytetar i parë i Këlcyrës se e do, e ndjen detyrim, se ecën në rrugën e të parëve, ku Adriatiku rrjedh nga një familje me histori, vlera dhe që i ka dhënë shumë kësaj krahine.

Adriatiku edhe në Amerikë nuk pa thjeshtë hallet dhe punët e tija, por u angazhua fuqishëm në organisat dhe organizma e sidomos në ato të diasporës, për çështjet e Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Ndaj nuk kishte sesi të mos kontribuonte Adriatik Spahiu në vendlindjen e tij, atje ku lindi, u edukua, mori mësimet dhe hodhi hapat e para të jetës.

Ai nuk erdhi në këto zgjedhje për të bërë politikën e madhe, apo për tu bërë pjesë e lojërave të klasës dhe formacioneve politike në Shqipëri e aq më pak në Këlcyrën e lashtësisë dhe vlerave.

Ai propozimin e PD- së për të qënë në këtë fushatë si kandidat për kryetar Bashkie Këlcyrë, nuk e shikon si suport të forcës që e propozoj në luftën e saj politike, por si vlerësim ndaj ideve, kulturës dhe mundësive që ka Adriatiku për të menaxhuar Bashkinë Këlcyrë nesër. Adriatiku do të pranonte çdo forcë politike që do i kërkonte që ai të jepte kontributin e tij në këtë trevë të shtrenjtë për atë dhe familjen e tij.

Ai ka tjetër vështrim, kulturë, ndjesi, qytetari dhe obligim për vendlindjen dhe origjinën e tij në vençanti dhe Shqipërinë. Ai se ka këtë ndjesi dhe e ndjen detyrim ndaj është sot në Këlcyrë në përballjen për qytetarin e parë të kësaj Bashkie.

Ai nuk ka mbi supet e tij vetëm përgjegjësinë e tij si bir i kësaj treve, por dhe përgjegjësinë, ndjesinë dhe luftën e pashembullt që bënë diaspora jonë kudo që ndodhet, për Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Ai në këtë përballje po sjellë jo vetëm premtime konkrete të prekshme, por dhe të realizueshme dhe mbi të gjitha premtime që i shërbejnë qytetarit dhe Bashkisë Këlcyrë dhe politikës dhe aq më pak klaneve dhe oligarkëve politik.

Premtimet e tij nuk janë as ëndërra me sy hapur, as të motis “sit e mos garuaj”, aq më pak si të tipit megaloman premto dhe vetëm premto, pa pavarsisht se çfarë mund të bëhen realitet nga ato.

Ai premtimet e tij i shikon jo vetëm si një argument fitoreje, por dhe një sfidë ndaj opsioneve të forcave politike dhe konkurrentëve, të cilët aty ishin, këtu e tridhjetë vite, dikush dje e dikush sot.

Përse këta burra ” të ndershëm dhe të përkushtuar” nuk i bënë? Përse nuk i realizuan premtimet e tyre, por i lanë për këtë kohë? Kush i ka penguar?

Jam i sigurt, arsyeja është jo mos dëshira, por qëllimi i kësaj klasës politike pavrësishtë kush është tutori i konkurrenti që është mbushja e xhepave të tyre dhe ngritja e lulëzimi i bizneseve familjare, apo i miqëve dhe dashamirësve, apo atyre që vënë voton në këtë përballje.

Adriatiku nuk ka nevojë as të mbushi xhepat, apo të ngrejë e të stimulojë biznese, ai këto i ka të në Amerikë të sigurta e të kosilduara. Adriatik Spahiu vjen në këtë përballje për qytetarët dhe Bashkinë Këlcyrë, i prirur nga parimet dhe demokracia e vendit ku ai jeton prej 20 vitesh Amerika mikja e Shqipërisë.

Ai nuk synon të bëjë Këlcyrën Amerikë, por ta menaxhoj, drejtoj këtë qytet dhe krahinë me atë që drejton dhe udhëheq qytetari iparë në një bashki në qytet dhe Shtet të Amerikës.

Ai është i sigurt se dhe me mbështetjen e Diasporës dhe sidomos asaj nga Vatra, do t’i japë dimension, qytetari dhe vlera demokracisë dhe qeverisjes vendore kësaj Bashkie.

Ky është jo vetëm pika e fortë, por edhe stimuli që e ka shtyrë Adriatik Spahiu të jetë pjesë e kësaj përballje në Bashkinë Këlcyrë.

Ai në këtë fushatë, nuk u mor me debate shterpë, se çfarë është bërë mirë, apo keq, pasi është i bindur , ashtu si gjithë banorët, se nuk është bërë ajo që meritojnë qytetarët dhe qyteti i vlerave dhe më i lashtë I historisë së Shqipërinë Këlcyra.

A vazhdon të besojë jo vetëm te energjia dhe te forca e argumenteve dhe premtimeve, por edhe të votuesit, të cilët do i besojnë Adriatikut, pasi ai ka tjetër mentalitet, qasje, sjellje dhe vërtetë do I japi frymë kësaj krahine dhe këtij qyteti. Ai nuk vjen si pjesë e klaneve, apo interesave të oligarkëve politik, por si pjesë e qytetarisë, kulturës demokratike dhe mentalitetit të një qytetari të parë Amerikan.

Ai e di shumë mirë që nuk është e lehtë, por pavarësisht se nga i erdhi propozimi ai nuk e shikon thjeshtë si detyrim, apo përfaqësim të asaj force politike që e propozojë. Ai këtë përgjegjësi, përtej këndvështrimit që shikohet rëndomtë në këtë përballje, e shikon dhe e vlerëson kandidimin e tij si një vlerësim për diasporën.

Qytetarët e kësaj Bashkie dhe sidomos votuesit duhet të tregohen të vëmendshëm, të vetëdijshëm, ku të dalin mbi interesat e partisë, klaneve politike, por të shikojnë interesat e tyre dhe të zonës. Partitë aty i kanë dhe do i kenë me të njëjta figura si në baz dhe në qendër prej tridhjetë vitesh, por jeta e tyre është më e rëndësishme.

Gazetari Fejzo Subashi

Adriatiku, nuk e ka vetëm për suport premtimin e tij se do krijojë hapësira binjakëzimi dhe bashkëpunimi e sidomos tregëtare midis Këlcyrës dhe qytete, bashki , institucione tregetare Amerikanë. Ai shpreson dhe është i sigurtë se qënsia e tij Kryetar i Bashkisë Këlcyrë, resurset e shumta të Këlcyrës jo vetëm do kenë vëmendjen, por do jenë menaxhus nga personalitet dhe biznesmenë nga Amerika, se për treg as që vihet në medyshje.

Adriatiku po përballon jo vetëm fushatën, por edhe makinacionet dhe qasjet e sjelljet e shëmtuara të lojërave politike, që për një qytetar dhe votues Amerikan janë të pështira, por Adriatik Spahiu do që me këtë konkurim për frymarrjes që kërkon ti jap Këlcyrës, kërkon të sjellë edhe risi dhe qasje të reja për një konkurrent për qytetarin e parë. Sukse Adriatik Spahiu.

Gonzato në Berat: BE mbështet zhvillimin e qëndrueshëm me disa projekte

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, kanë vizituar disa nga projektet…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Gonzato në Berat: BE mbështet zhvillimin e qëndrueshëm me disa projekte

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, kanë vizituar disa nga projektet…