Belind Këlliçi prezanton TI Tirana: Shërbimet në dorën e qytetarit, në një celular

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka prezantuar një prej projekteve për ndryshimin në qytet, “TI Tirana”.


Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar sot një prej projekteve më ambicioze për ndryshimin në qytet, “TI Tirana”.

Ky aplikacion do të vijë në ndihmë të qytetarëve, me informacione të bollshme, në shumë drejtime. Cilido shërbim do të jetë funksional, dhe në telefonin e çdo përdoruesi. Që nga orari i mbërritjes së autobusit, hapësirat boshe në parkingje, apo edhe rreth eventeve që ndodhin në qytet, si dhe të dhënat e duhura për turistët e vizitorët.

Këtë risi, Belind Këlliçi e prezantoi sot së bashku me ekspertin e fushës, Gent Progni, që është dhe pjesë e ekipit të kandidatit për bashkinë e Tiranës.

“Me zhvillimet më të reja në Inteligjencën Artificiale bota po ndryshon në mënyra të paimagjinueshme dhe shumë shpejt. Për të ndjekur hapin e kohës, në projektin tim për Tiranën Inteligjente, TI Tirana, teknologjia do të vihet në përdorimin më të mirë për të krijuar një mjedis urban modern, duke u përqendruar tek ti dhe nevojat e tua të përditshme”, u shpreh Këlliçi.

“Në qendër të këtij plani është trafiku, që do të jetë më i lehtë dhe i menaxhueshëm me zbatimin e aplikacionit TI Tirana. Urbanin do ndjekësh lehtësisht nga celulari, për të parë se ku gjendet dhe kur mbërrin. Stacionet do të kenë të dhëna bazike dhe pika karikimi. Udhëzuesit për përdorimin e linjave, si dhe informacionet turistike do të jenë të gjitha në dorën e kujtdo që ka një celular”, vijoi ai.

Këlliçi tha se kjo iu vjen në ndihmë drejtuesve të mjeteve.

“Nëse je shofer, ky aplikacion do ta mundësojë të dallosh parkingjet e lira dhe ta prenotosh vendin para se të arrish. Ata që kanë parkingje private, do të mund t’i japin në përdorim sa herë që i kanë të lira dhe të përfitojnë nga kjo. Ata që kanë makina elektrike, do kenë më shumë pika karikimi”, tha Këlliçi.

“Semaforët inteligjentë do të vihen në punë që t’i përshtaten mbingarkesës, duke e shfryrë trafikun. Koshat e mbeturinave përmes sensorëve do të ndihmojnë për një mjedis më të pastër. Me Tiranën Inteligjente, interneti do të jetë falas në të gjitha hapësirat publike dhe vende të caktuara do kenë informacione shtesë si për turistët, ashtu dhe për banorët”, u shpreh ai.

“Jam i përkushtuar që bashkia ta ndërthurë teknologjinë maksimalisht me mjedisin urban, që TI të kesh në dorën tënde qytetin, eksperiencat më të mira dhe jetën më të lehtë, në një ambient shumë më të pastër, të qetë dhe të rregullt”, u shpreh Këlliçi.

“Anës së detit në Himarë”

"Të humbas në trupin tend, Zjarr nga shpirti të të jap, Të ngopem të me zë vend, Kur me dorë…

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Anës së detit në Himarë”

"Të humbas në trupin tend, Zjarr nga shpirti të të jap, Të ngopem të me zë vend, Kur me dorë…