Pesë durrsakë të përjetshëm!

Këta janë njerëzit e qytetit tim, të ndershëm, punëtorë, të mençur, që kanë bërë dhe bëjnë më të mirën e tyre.


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

Pasi shijuam kafenë e mëngjesit, u nisëm që të katërt për të shkelur mbi 60 minuta rrugën kryesore të Durrësit. Ecnim ngadalë dhe përshëndeteshim me miq dhe shokë. Nuk e praktikojmë shpesh këtë lëvizje kështu. Donim të freskoheshim disi, pasi kishim mbi dy orë që ishim njohur me një material të mrekullueshëm mbi Xhemal Ferrën.

Diskutuam dhe shkëmbyem mendime. Ishim të një mëndje. Xhemal Ferra! Kolos i mënçurisë, i bujarisë, i një shpirti që na nderon, i patriotit që na bën krenar, i dashurisë së madhe për popullin dhe tokën e origjinës së tij.

Mbase në një rast, do të më duhet të ndalem tek cilësitë që të mahnisin të Xhemal Ferrës, burrit të madh të Shqipërisë, që nuk e bëri asnjëherë nënshtetësinë italiane, duke mbetur me atë shqiptare, ndonëse iku nga Atdheu në prill të vitit 1943 dhe u kthye me sy të mbyllur me 21 qershor 1991, për t’u vendosur përjetësisht në tokën e ëmbël të Atdheut.

Të katër po shijonim deri edhe pllakat ku vinim këmbën, e shikonim qytetin ku kemi lindur. Banesa të hershme dhe të reja. Dëndësi makinash dhe kalimtarësh. Fëmijë që u iknin prindërve duke rendur pas pëllumbave. Klube të mbushur me njerëz, që rrëfeheshin ndërmjet vedit.

Krejt rastësisht takuam me mjekun e njohur, njeriun simpatik e të qeshur FERID DOMI. Po ktheheshim. Feridi me shumë dashamirësi, propozoi për një foto.

-Më ka marrë malli për ju dhe ta kemi një kujtim!

Kështu foli njeriu i mirë Ferid Domi.

Po e shikoj pamjen me kujdes. Aty kupton, por sëpari ndjen, që cilësia e saj nuk varet nga mënyra se si e ka shkrepur celularin kalimtari i rastit. Pamja e ka fituar fuqinë e memories. Në të janë fiksuar pesë qytetarë modestë të Durrësit, pesë që kanë shijuar që në sekondën e parë të lindjes ajrin joshës të Durrësit dhe të vendosur që banesën e fundit do ta kenë pranë prindërve të tyre po në Durrës.

FERID DOMI! Nga lagja më e vjetër e Durrësit “Sefer Efendiu”. Lagje e famshme. Lagje me rrënjë dhe qytetari. Lagje e traditave dhe e njerëzve të çmuar. Mjek i vjetër. Sapo i la pas të 70-tat.

BAJRAM BURGIJA! Edhe ky seferefenias. Krenari për të. Më i vjetri nga ne, 85 vjeçar. Nga mjeshtërat më pikantë të ustallarëve me mjekër në Durrës.

BESNIK BIDULI! Djali i Islamit dhe Vaçes. Banesa, tek Hani apo Furri i famshëm i Bidulëve. Në mjeshtëri është qendisës i llamarinës. Por është edhe piktor. Por është edhe me kulturë dhe befasues në bisedë.

KOSTANDINA NGRESI! Prej më shumë se 70 vitesh jeton në Durrës. E bija e ustait të njohur, të atij mjeshtëri që ngjiste me derdhje plumbi dhe jo elektroda, të realizimit të veprave ujore në portin e Durrësit LLAZI NGRESI. Njohu punën në moshë të njomë dhe krijoi portretin e një gruaje të emancipuar, të respektuar ndër durrsakët.

BUJAR QESJA! Shok fëmijërie me Besnik Bidulin, në lagjen 4. I jati i ardhur në Durrës që në fillim të viteve 40-të, duke bërë e shkollën e njohur qytetëse dhe shokë klase me Iljaz Rekën. Është i betuar të punoj për Durrësin, ku i duhen edhe 28 vite të plotësoj shekullin në këtë qytet të shtrenjtë për të.

Këta janë të pestët e hershëm të Durrësit, që dëshira e Ferid Domit i ktheu në këtë kujtim prekës dhe pas vitesh edhe përmalluese. Këta janë njerëzit e qytetit tim, të ndershëm, punëtorë, të mënçur, që kanë bërë dhe bëjnë më të mirën e tyre.

Faleminderit Ferid! Faleminderit zotnia i mjekësisë durrsake! Na dhe kënaqësinë e një pamje të bukur, pse jo edhe të rrallë. Jo gjithnjë na është plotësuar dëshira të realizojmë foto, me ato që kemi dashur në këtë jetë tonën.

Një pamje, një histori. Një pamje shumë respekt dhe mirësi. Kështu jemi ne durrsakët dhe brenda tyre edhe ne të pestë.

————————————
Bujar Qesja
Durrës: 17 prill 2023

Lexo më shumë nga

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.