Këlliçi prezanton paketën e uljes së taksave: Rrit fitimet e biznesit dhe punësimin

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi takon subjektet që operojnë në Tregun Industrial në zonën e “5 Majit”.


Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte në këtë fillimjave me subjektet që operojnë në Tregun Industrial në zonën e “5 Majit”.

Këlliçi u prezantoi paketën e uljes së taksave dhe tarifave vendore, të cilat pas 14 majit do të lehtësojnë barrën fiskale që biznesi i paguan bashkisë së Tiranës.

Ai u shpreh para biznesit se paketa e tij e uljes së taksave, ka si synim të rrisë fitimet e biznesit dhe të nxisë punësimin.

“Të gjithë tregtarët që po takoj këtu, e njëjta gjë. Situata keq e më keq. Kemi planin për taksat, për tarifat, për biznesin e vogël, t’i japim frymëmarrje. Planin për uljen e taksave dhe tarifave ta garantoj që do e bëjmë realitet. Aty është programi për të ulur taksat dhe tarifat, për të fituar më shumë biznesi i vogël. 41 mijë biznese të vogla janë në Tiranë. Një njeri me punësu më shumë, me pas më shumë të ardhura, janë 41 mijë vetë më shumë. Ecën ekonomia, ka lekë, ka gjallëri, ka optimizëm”, tha Këlliçi.

Tek tregu e sheh realitetin dhe të vërtetën e qytetit. Rënie drastike konsumi. Ndaj është jetike paketa për uljen e…

Posted by Belind Këlliçi on Monday, April 17, 2023

Sipas tij, ashtu si kudo në Tiranë, edhe Tregu Industrial rrezikon të shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave.

Këlliçi u shpreh se ky projekt i Erion Veliajt duhet ndalur, pasi aty janë mijëra njerëz të punësuar direkt dhe indirekt, që mbajnë familjet.

“Më kryesorja është, për mendimin tim, është me ndalu projektin që kanë se duan ta shembin tregun të bëjnë pallate. Ky është problem. Këtu janë mijëra familje të punësuara po ta marrësh, se nuk është vetëm biznesi, por janë shërbimet, janë të gjithë ata që përfitojnë”, tha Këlliçi.

Po ashtu, Këlliçi në takim me qytetarët u shprehu zotimin që pas 14 majit të sjellë ndryshimin në kryeqytet.

“Duhet të bëhemi bashkë, t’u heqim frikën njerëzve sepse i kanë mbytur me idenë, nuk bëhet ndryshimi, nuk bëhet ndryshimi. Jo, bëhet ndryshimi, vetë e kemi në dorë, me votë ndëshkoje të kutia, ke kutia votën, kaq. Unë jam i vendosur ta sjell ndryshimin, se kam vendosur të jetoj vetë në këtë vend”, tha Këlliçi. /ATSH

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskKryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskKryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të…