MEKI propozon ligj të ri për koncesionet dhe PPP, më shumë transparencë

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit publikoi për konsultim publik një projektligj të ri “Për koncesionet dhe partneritetet publike private (PPP)”


Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit publikoi për konsultim publik një projektligj të ri “Për koncesionet dhe partneritetet publike private (PPP)”, me synimin për të krijuar një sistem më transparent, konkurrues dhe të qëndrueshëm për investimet private në sektorët publikë.

Projektligji parashikon rregulla të reja për mënyrën se si jepen kontratat e koncesionit dhe PPP-ve, duke vënë theksin te kontrolli i rreptë financiar, transparenca në çdo fazë të procesit dhe forcimi i institucioneve mbikëqyrëse.

Ligji i ri parashikon procedura më të qarta dhe më transparente.

Projektet do të kalojnë përmes një filtri të mirëpërcaktuar, duke përfshirë studime të thelluara fizibiliteti dhe konkurrencë reale për përzgjedhjen e ofertuesve.

Po ashtu synohet edhe një kontroll i fortë financiar, pasi Ministria e Financave do të ketë rol kyç në vlerësimin e ndikimit të kontratave në buxhetin e shtetit, për të shmangur detyrimet e fshehura apo rreziqet afatgjata fiskale.

Nga ana tjetër në projektligj parashikohet kufizim i propozimeve të pakërkuara. Propozimet që vijnë nga privati pa kërkesë të shtetit do të lejohen vetëm në sektorë strategjikë dhe do të kalojnë në garë të hapur.

Ligji i ri hap rrugën për investime në infrastrukturë, energji, mjedis, arsim, shëndetësi, turizëm dhe teknologji, ku qeveria synon të bashkëpunojë me kapitalin privat për zhvillim afatgjatë.

Projekti përcakton role të qarta për institucionet përgjegjëse, Ministria e Ekonomisë për strategjinë kombëtare të PPP-ve, Ministria e Financave për kontrollin e ndikimit buxhetor, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) dhe ATRAKO për procedurat teknike dhe mbështetjen për autoritetet kontraktore.

Në bazë të projektligjit, afati i kontratës mund të jetë nga 5, deri në 35 vjet, duke u përcaktuar në bazë të fizibilitetit dhe nevojës për të garantuar kthim të investimit. Shtyrja e afatit lejohet vetëm në përputhje me ligjin dhe për shkak të ndryshimeve të kontratës.

Ndryshimet e kontratës lejohen vetëm kur janë të parashikuara në dokumentet fillestare ose kur lindin nevoja objektive si fatkeqësi natyrore, ndryshime mjedisore apo shërbime shtesë të domosdoshme.

Kufiri maksimal i ndryshimeve është 50% e vlerës së kontratës, pa ndryshuar natyrën e projektit. Çdo ndryshim kërkon miratim të Ministrisë së Financave dhe bëhet publik.

Kontrata mund të transferohet te një palë e tretë që plotëson kriteret vetëm me pëlqimin e autoritetit kontraktues dhe Ministrisë së Financave. Nëse projekti përfshin mbështetje fiskale, kërkohet edhe vendim i Këshillit të Ministrave.

Nënkontraktimi lejohet deri në 50% të vlerës së kontratës, me miratim të autoritetit kontraktues. Ky i fundit mund të paguajë drejtpërsëdrejti nënkontraktorët, por pa liruar kontraktorin kryesor nga përgjegjësia.

Pas nënshkrimit, palët përpilojnë një plan zbatimi, i cili depozitohet në Agjencinë e Prokurimit Publik (APP) brenda 5 ditësh. Autoriteti kontraktues raporton rregullisht mbi ecurinë e kontratës pranë APP dhe Ministrisë së Financave, ndërsa në fund hartohet një raport përfundimtar i zbatimit.

Projektligji parashikon edhe rrethanat kur kontrata është e pavlefshme, si në rast se është nënshkruar në kundërshtim me procedurën apo pa respektuar afatet për ankesa. Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka të drejtë të vendosë masa ndëshkuese, përfshirë gjoba dhe reduktim afati për të mbrojtur interesin publik.

Projektligji krijon Njësinë e Zbatimit të Kontratës (NjZK) si një njësi e përhershme brenda autoritetit kontraktues. Kjo njësi do të administrojë kontratat PPP, të monitorojë performancën, të menaxhojë rreziqet dhe të përgatisë raportime periodike. Ajo ka të drejtë të angazhojë ekspertizë të specializuar në raste që kërkojnë njohuri të avancuara teknike apo financiare. Kjo risi synon të rrisë llogaridhënien, efikasitetin dhe profesionalizmin në menaxhimin e kontratave afatgjata.

Ligji i ri nuk zbatohet për kontratat e koncesionit që janë nënshkruar para hyrjes në fuqi të tij, përveç dispozitave që rregullojnë regjistrin e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private. Këto kontrata do të vazhdojnë të zbatohen sipas kushteve të ligjit të mëparshëm, por kërkohet që për këto kontrata regjistri të përditësohet brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të ri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Manjani: Nuk humbet asnjë ditë pune

Nga 1 qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Manjani: Nuk humbet asnjë ditë pune

Nga 1 qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.