Tafa: Qendra e Ekselencës për Sigurinë Kibernetike pikë referimi për zhvillimin profesional

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, mori pjesë në aktivitetin “Hack or Treat: Cybersecurity Hackathon”, ku dhjetëra të rinj nga universitete të ndryshme të vendit u përfshinë në sfida praktike mbi sigurinë kibernetike.


Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, mori pjesë në aktivitetin “Hack or Treat: Cybersecurity Hackathon”, ku dhjetëra të rinj nga universitete të ndryshme të vendit u përfshinë në sfida praktike mbi sigurinë kibernetike.

Gjatë fjalës së tij, ai u ndal në nevojën për të ndërtuar një kulturë proaktive ndaj sigurisë kibernetike, duke theksuar se investimi te kapacitetet njerëzore mbetet themeli i çdo sistemi të qëndrueshëm digjital.

Ai vuri në dukje se edukimi, trajnimi dhe zhvillimi i aftësive të reja janë elementë kyç për të përballuar dinamikën e kërcënimeve që rriten çdo ditë në hapësirën digjitale.

Duke folur për rolin e AKSK-së në fuqizimin e kapaciteteve kombëtare, ai prezantoi Qendrën Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike, një iniciativë që do të shërbejë si pikë referimi për zhvillimin profesional, kërkimin shkencor dhe inovacionin në këtë fushë.

Qendra synon të krijojë një urë të fortë bashkëpunimi midis institucioneve publike, universiteteve dhe sektorit privat, për të ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm dhe të integruar në mbrojtjen digjitale të vendit.

Kjo qasje do të mundësojë jo vetëm përgatitjen e ekspertëve të rinj, por edhe krijimin e një baze të qëndrueshme njohurish dhe praktike që do të mbështesë transformimin e Shqipërisë në një vend më të sigurt nga ana digjitale dhe më konkurrues në rajon e më gjerë.

Burimi ATSH

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…