Begaj në samitin Botëror të OKB-së në Doha: Thirrje për veprim për epokë të re drejtësie sociale

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në samitin e dytë Botëror për Zhvillimin Social të OKB-së në Doha të Katarit.


Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në samitin e dytë Botëror për Zhvillimin Social të OKB-së në Doha të Katarit.

Ky samit mblodhi udhëheqësit botërorë me synimin e veprimit dhe përmbushjes së detyrimeve për zhvillimin social dhe shmangien e pabarazisë sociale.

Samiti Botëror Social në Doha është një mundësi që vendi ynë të riafirmojë përkushtimin ndaj drejtësisë sociale dhe zhvillimit të qëndrueshëm, të thellojë partneritetet ndërkombëtare dhe të promovojë reformat dhe arritjet në fushën e gjithëpërfshirjes sociale.

Duke e cilësuar Samitin e Dohas si një thirrje për veprim për një epokë të re drejtësie sociale dhe solidariteti, Presidenti Begaj theksoi gjatë fjalës së tij se Shqipëria, si një vend në ecuri dinamike drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, e vlerëson atë si platformë të rëndësishmepër të përafruar politikat sociale kombëtare me standardet ndërkombëtare.

Duke iu referuar Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin e Shqipërisë, Begaj theksoi synimin për të përafruar zhvillimin kombëtar me integrimin evropian, duke siguruar qeverisje më të mirë dhe një cilësi të përmirësuar jetese për të gjithë qytetarët.

“Ne kemi reformuar sistemet tona të shëndetësisë, arsimit, punësimit dhe mirëqenies për të siguruar akses dhe drejtësi për të gjithë. Digjitalizimi i shërbimeve publike i ka bërë institucionet shtetërore më transparente dhe të arritshme për qytetarët tanë”, deklaroi Presidenti.

Gjatë fjalimit, kreu i shtetit vuri në dukje se OKB-ja ka njohur angazhimin e fortë të Shqipërisë për të promovuar barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale si pjesë e strategjisë sonë të mbrojtjes sociale.

“Megjithatë, ne e dimë se përparimi nuk duhet kurrë të merret i mirëqenë, vijoi Presidenti Begaj.

“Ndërsa përballemi me tranzicionet digjitale, demografike dhe mjedisore, sistemet e mbrojtjes sociale duhet të zhvillohen dhe përshtaten me realitetet e reja. Zhvillimi social sot nuk mund të ndahet nga tranzicionet e mëdha të kohës sonë, siç janë ato digjitale, demografike dhe mjedisore. Duhet të kapërcejmë hendekun digjital, të fuqizojmë komunitetet rurale dhe të bëjmë sistemet sociale të qëndrueshme përballë ndikimeve të klimës”, vijoi Kreu i Shtetit.

“Le të punojmë bashkërisht për ta shndërruar këtë samit në një pikë kthese për të vendosur njerëzimin në zemër të zhvillimit”, përfundoi fjalën e tij Presidenti.

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.