Kumbaro në shkollën artistike “Onufri” në Elbasan, investim për artin dhe arsimin

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, tha se ky është një investim i rëndësishëm për arsimin dhe artin në qytet.


Pas disa dekadash, ministrja e Arsimit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro, është rikthyer në shkollën ku nisi hapat e parë të edukimit dhe dashurisë për artin, shkollën artistike “Onufri” në Elbasan.

Ministrja është pritur nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, drejtori i shkollës Ilir Zdrava, mësuesit dhe nxënësit e këtij institucioni që sot është shndërruar në një model të edukimit artistik dhe bashkëkohor. Ministrja Kumbaro vizitoi palestrën, bibliotekën dhe studiot artistike të shkollës, ku pa nga afër punimet e nxënësve dhe ndryshimet që i kanë dhënë “Onufrit” një pamje të re, por që ruan shpirtin e krijimtarisë që e ka karakterizuar gjithmonë.

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, tha se ky është një investim i rëndësishëm për arsimin dhe artin në qytet.

“Sot ‘Onufri’ është një model i shkollës moderne dhe krenaria jonë, prej nga kanë dalë shumë artistë të talentuar. Me të njëjtin ritëm do të vijojmë edhe gjatë vitit të ardhshëm, me rikonstruksionin e tre shkollave të tjera në Elbasan, sepse besojmë fort se investimi më i vlefshëm është ai për arsimin dhe fëmijët tanë”, u shpreh Llatja.

Një nga ndalesat më të veçanta të vizitës ishte ku ministrja u takua me mësuesen Zana Rroseni, e cila ka dhënë mësim për dekada në këtë shkollë dhe ka qenë një nga figurat frymëzuese të saj që në fëmijëri.

“Mësuesja Zana ishte frymëzimi im për të studiuar gjuhë të huaja. Ajo më mësoi frëngjishten me shumë dashuri dhe përkushtim, dhe më shoqëroi me dashuri në çdo hap. Falë saj, vendosa të vazhdoja rrugën e gjuhëve të huaja,” u shpreh ministrja Kumbaro

Në këtë vizitë, ministrja dhe kryebashkiaku ndanë edhe tituj mirënjohjeje për personalitete të artit dhe mësimdhënies që kanë lënë gjurmë në qytetin e Elbasanit.

Profesori Sopot Serica u nderua me motivacionin: “Për interpretimin virtuoz dhe harmoninë e shpirtit që solli dritë në skenë dhe frymëzim në mësimdhënie për brezat.” Ndërsa skulptori Vladimir Caridha, autor i shumë veprave monumentale në qytet, u nderua për kontributin e tij me motivacionin: “Për duart që skalitën artin dhe shpirtin që frymëzoi brezat artistikë”.

Vizita u mbyll me një koncert artistik të përgatitur nga nxënësit, që sollën në skenë muzikë, duke përcjellë energjinë e brezit të ri të artistëve elbasanas.

Burimi ATSH

Rama në Samitin e NATO-s, pritet nga Erdoğan

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama mbërritën në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Turqisë, Recep…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Samitin e NATO-s, pritet nga Erdoğan

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama mbërritën në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Turqisë, Recep…