Prodhimi i armatimit “Made in Albania”, 1,9 miliardë lekë nga buxheti

Akti Normativ i miratuar nga Këshilli i Ministrave për Buxhetin e vitit 2025 i jep mbështetje të posaçme Ministrisë së Mbrojtjes, me synim forcimin e kapitalit njerëzor dhe të kapaciteteve operacionale të Forcave të Armatosura.


Akti Normativ i miratuar nga Këshilli i Ministrave për Buxhetin e vitit 2025 i jep mbështetje të posaçme Ministrisë së Mbrojtjes, me synim forcimin e kapitalit njerëzor dhe të kapaciteteve operacionale të Forcave të Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri të ditur se përmes 1,9 miliardë lekësh fonde të alokuara, parashikohet nisja e prodhimit të armatimit, mjeteve dhe pajisjeve ushtarake “Made in Albania”, si dhe financimi i projekteve në infrastrukturën kritike të mbrojtjes.

Rreth 1.3 miliardë lekë janë rishpërndarë nga zërat e shpenzimeve kapitale drejt atyre korente, kryesisht për mbulimin e detyrimeve për paga dhe sigurime shoqërore.

Në programin “Emergjencat civile”, rreth 352 milionë lekë janë riklasifikuar nga shpenzimet korente në kapitale, për t’u përdorur nga bashkitë.

339 milionë lekë janë parashikuar për operacione dhe misione jashtë vendit, spitalin Universitar të Traumës dhe drejt projekteve në kuadër të NATO-s.

“Akti Normativ i jep buxhetit të Mbrojtjes mbështetjen e duhur për të forcuar kapitalin njerëzor dhe gjithë kapacitetet operacionale, për të nisur prodhimin e armatimit, mjeteve dhe pajisjeve ushtarake “Made in Albania”, si dhe për të financuar projektet në infrastrukturën kritike”, deklaroi Vengu.

Durrësi, destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj

Qyteti bregdetar i Durrësit vijon të mbetet një prej destinacioneve të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj edhe për…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Durrësi, destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj

Qyteti bregdetar i Durrësit vijon të mbetet një prej destinacioneve të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj edhe për…