Rama thirrje të rinjve: Guxoni të aplikoni për t’u bërë pjesë e AKU-së

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot bashkëpunimin me Universitetin Bujqësor të Tiranës në testimin e burimeve njerëzore të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot bashkëpunimin me Universitetin Bujqësor të Tiranës në testimin e burimeve njerëzore të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit.

Në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, Rama u ndal te ky bashkëpunim, që sipas tij, ishte një eksperiencë shumë e dobishme.

Kreu i Ekzekutivit bëri thirrje të rinjve në fushën e sigurisë ushqimore “që të guxojnë”, në sajë të një procesi që ka nisur në vend për përzgjedhjen e atyre që do t’i bashkohen Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU-së).

“Pak kohë më parë ne kërkuam ndihmën e Universitetit Bujqësor për të bërë një testim të kapaciteteve të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit dhe ishte një eksperiencë jo vetëm shumë e dobishme dhe kemi marrë nga grupi i angazhuar këtu një raport shumë cilësor, por një eksperiencë që na ka dhënë idenë që ta strukturojmë si një eksperiencë të shtrirë me botën akademike për të bërë vlerësimet profesionale të të gjithë inspektorateve të vendit tonë, duke krijuar një aleancë që do t’i hapi rrugë profesionistëve që do të duan të përfshihen në këto inspektorate sipas meritës”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se “do t’i mbyllet rruga atyre që kanë gjetur mënyrat për t’u futur në këto inspektorate pa integritetin e duhur profesional dhe për t’u bërë jo pjesë e zgjidhjes që inspektoratet duhet të garantojnë, por pjesë e problemit që ne kemi me inspektoratet”.

Duke falënderuar pedagogët që u përfshinë në këtë proces, Kryeministri Rama u bëri apel të rinjve që do të kishin dëshirë të përfshiheshin nesër në këto inspektoriate apo ata që kanë mbaruar Universitetin Bujqësor dhe që dëshirojnë të kontribuojnë në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit, “që të guxojnë të aplikojnë”.

Po ashtu, kryeministri njoftoi se kur të hapet procesi i aplikimeve të reja në AKU, përsëri do të shfrytëzohet universiteti për të bërë vlerësimet e atyre që do të merren në punë, duke shmangur maksimalisht ndikimet e natyrave të tjera.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sot, Dita Botërore e Turizmit

E shpallur si e tillë që prej vitit 1980, kjo ditë shërben çdo vit për të nxjerrë në pah rëndësinë…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sot, Dita Botërore e Turizmit

E shpallur si e tillë që prej vitit 1980, kjo ditë shërben çdo vit për të nxjerrë në pah rëndësinë…