Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e tij politikë


Nga Aranit Muraçi

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Asgjë nuk mund të jetë e rastësishme.
Intelektual i klasit europian, liberal në një kohë kur kjo fjalë tingëllonte e panjohur për shumëkush, politikan vizionar gjatë tranzicionit ndoshta si askush, demokrat i flaktë socialist, reformator, progresist.

Fatos Nano në politikë trokiti tamam në kohë dhe mbërriti si një shpëtim e bekim i madh për të majtën shqiptare. E ringriti atë nga burgu ku kundërshtarët “demokratë” ironikisht e dënuan për ta asgjësuar politikisht, siç edhe u provua më vonë.

E majta shqiptare që e konsiderua gjerësisht “e vdekur” nga perëndimi pas rënies së komunizmit, falë vizionit, zotësisë dhe mençurisë së Nanos, u ringjall, rilindi dhe u shndërrua brenda pesë viteve në partinë më të sukseshme mes të gjitha partive të tjera të majta e të djathta në Europën Lindore.

Të meta e defekte mund të gjenden edhe në lidershipin e Nanos, si të kujtdo tjetër, por kritikët e tij vazhdimisht janë përballur qorrazi me një argument të pakontestueshëm; në sytë e të gjithëve kur doli nga burgu ai e gjeti të djegur e të shkatërruar dhe e dorëzoi të zhvilluar, në paqe e në rrugën e drejtë Shqipërinë, në rrugën euroatlantike të anëtarësimit në NATO e BE.

Në vend të luftës Nano preferoi paqen, në vend të hakmarrjes zgjodhi tolerancën, në vend të ndasive si askush tjetër ofroi bashkëpunimin. Duke përjashtuar iluzionin e një politikani tjetër që mund të kishim por nuk e patëm, Shqipëria i gëzohet sot në të gjitha fushat reformave të tij të guximshme, vizionare e madje (për fansat e Milosheviçit) edhe patriotike.

Siç u reformuan dhe u ndërtuan institucionet e para demokratike, nën udhëheqjen e Nanos, si pjesë përfaqësimi për dy dekada i pushtetit të katërt, që është media, mbetem dëshmitar okular i lirisë dhe i progresit që gëzojmë sot.

“Koha Jonë” e para gazetë e madhe pas rënies së komunizmit, popullaritetin e saj e rriti me mbështetjen e opozitës dhe veçanërisht të Fatos Nanos, nga burgu. Gazetat e tjera më të mëdha gjatë 30 viteve të fundit “Shekulli” dhe “Panorama” u themeluan dhe u shndërruan në media të sukseshme, gjatë viteve të qeverisjes e tij.

Televizionet më të mëdha kombëtare që kemi sot dhe zotërojnë thuajse të gjithë audiencën, TV Klan, Top Channel, Vizion Plus, News 24, u themeluan dhe lulëzuan nën udhëheqjen e Fatos Nanos.
Thuajse të gjitha mediat më të suksesshme bashkëjetuan, u rritën në liri dhe lulëzuan në pavarësi, në kohën e tij.

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e tij politikë; një herë duke dhënë dorëheqjen nga politika dhe hera e dytë me largimin e tij fizik e të parakohshëm nga kjo botë.
Erdhi në politikë dhe la pas trashëgimi, iku shpejt për të mbetur i vërtetë, siç ishte në jetë, për t’u kujtuar e për t’u përmendur gjatë në histori.

(Marrë nga faqja në Facebook e autorit)

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

Njoftimi u bë nga Shtëpia e Bardhë. Wendt është një ish-gjeneral i lartë amerikan ndërsa figura e tij konsiderohet e…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

Njoftimi u bë nga Shtëpia e Bardhë. Wendt është një ish-gjeneral i lartë amerikan ndërsa figura e tij konsiderohet e…