Rasmussen pret Spiropalin: Hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë brenda dhjetorit

Në vijim të vizitës së saj në Kopenhagen të Danimarkës, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit nga ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen.


Në vijim të vizitës së saj në Kopenhagen të Danimarkës, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit nga ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, Rasmussen u shpreh i bindur se, përpara se të përmbyllet presidenca daneze, do të hapen të gjithë kapitujt me Shqipërinë.

Ai theksoi se, “ky objektiv i Shqipërisë i të qënurit anëtar i Bashkimit Evropian përpara vitit 2030 është pa diskutim i arritshëm”.

Rasmussen u shpreh se këto takime janë një mundësi për të parë numrat.

“Nuk mund të them që jam surprizuar, por kam konfirmuar influencën në rritje të Shqipërisë midis danezëve. Numri i danezëve që vizitojnë Shqipërinë është trefishuar brenda disa viteve. Dhe unë do jem i ardhshmi në radhë që do të vizitoj Shqipërinë”, tha Rasmussen.

Ndërsa ministrja Spiropali falënderoi ministrin Rasmussen për takimin dhe se do ta presë në Shqipëri “me zemër të hapur”.

Spiropali vlerësoi lidershipin e Danimarkës gjatë mbajtjes së Presidencës së BE-së.

“Ne patëm një shkëmbim pikëpamjesh dhe unë shfrytëzova mundësinë për t’ju falënderuar për lidershipin tuaj të fortë në nivel personal, por edhe lidershipin e Danimarkës gjatë mbajtjes së Presidencës së BE-së, për këndvështrimin strategjik ndaj procesit të zgjerimit dhe për të kuptuarit, por dhe të zbatuarit, si dhe lobimit e nxitjes që procesi i zgjerimit të konsiderohet një projekt strategjik për Evropën”, tha ajo.

“Për ne nuk është vetëm zgjerimi i Evropës, por edhe ribashkimi i Evropës, për një Evropë më të fortë, për një Evropë më të qëndrueshme, për një Evropë më të begatë dhe Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria janë gati të bëjnë pjesën e tyre”, tha Spiropali.

Ndaj, shtoi ajo, “angazhimi juaj që Shqipëria të hapë të gjithë grupkapitujt këtë vit është një inkurajim i fortë për ne, është një inkurajim i fortë për qeverinë, për kuvendin tonë, për njerëzit tanë, 92% e tyre e mbështesin procesin e integrimit në BE”.

Spiropali theksoi se Shqipëria është vendi më pro BE-së në Evropë dhe, shtoi ajo, “ne po punojmë shumë seriozisht dhe intensivisht për qenë në gjendje të mbyllim negociatat deri në 2027-tën dhe të bëhemi një anëtar brenda kësaj dekade, brenda 2030-s”.

Kjo, u shpreh ministrja, “është absolutisht realiste. Është një proces i bazuar në meritë, absolutisht, ndaj, ne po bëjmë pjesën tonë në komunikimin dhe partneritetin intensiv me të gjithë Shtetet Anëtare, me Danimarkën e cila mban Presidencën e BE-së, por edhe me Shtetet e tjera Anëtare, si dhe me Komisionin dhe institucione të tjera të BE-së për ta bërë të mundur, për ta bërë Shqipërinë një vend që ka transformuar politikën e tij, ekonominë e tij, shoqërinë e tij, sistemin e tij të drejtësisë dhe për të qenë pjesë e një Evrope e cila është më e sigurt dhe më gati për t’u përballur me sfida globale”.

“Kështu, ne e konsiderojmë veten pjesë të këtij kontinenti dhe ne definitivisht duam të jemi anëtar të Bashkimit, për të treguar se ne nuk jemi një barrë, por një potencial në Evropë”, tha Spiropali, teksa ministri Rasmussen u shpreh i sigurt që Shqipëria jetë e suksesshme.

Burimi ATSH

Begaj takon gjeneralin Bayraktaroğlu, theksohet partneriteti strategjik me Turqinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu.

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj takon gjeneralin Bayraktaroğlu, theksohet partneriteti strategjik me Turqinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu.