Spiropali në Kopenhagë: Zgjerimi i BE dhe bashkimi i Europës, objektiv strategjik

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës me synim avancimin e agjendës së integrimit europian të Shqipërisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës me synim avancimin e agjendës së integrimit europian të Shqipërisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Mëngjesin e sotëm, Spiropali është takuar me ministren për Europën, Marie Bjerre, mbi objektivat për avancimin e mëtejshëm të agjendës së integrimit të Shqipërisë në BE.

Spiropali shkruan në rrjetet sociale se, Danimarka mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ministrja thekson se, “nën Presidencën daneze të BE, mbështetja e së cilës ka qenë faktor përcaktues në progresin e deritanishëm, presim të çelim brenda nëntorit grup-kapitullin e fundit të negociatave të anëtarësimit”.

“Kënaqësi të rikthehem në Kopenhagë të Danimarkës, pak pas Samitit të Komunitetit Politik Europian, për të ndarë me ministren e Çështjeve Europiane, Marie Bjerre, objektivat për avancimin e agjendës së integrimit të Shqipërisë në BE”, theksoi Spiropali.

“Nën Presidencën daneze të BE, mbështetja e së cilës ka qenë faktor përcaktues në progresin e deritanishëm, presim të çelim brenda nëntorit grup-kapitullin e fundit të negociatave të anëtarësimit. Po brenda kësaj Presidence besojmë fuqimisht se do të nisim me mbylljen e grup-kapitujve ku kemi plotësuar kriteret, duke filluar me grup-kapitullin 6 – “Marrëdhëniet me Jashtë”, për të prekur një tjetër moment vendimtar në rrugëtimin tonë historik drejt Europës”, shprehet ministrja.

“Me ministren Bjerre iu bashkuam tryezës së Institutit Rasmussen Global për ndikimin e procesit të zgjerimit në të ardhmen e Europës, në prezencën e Dhomave të Tregtisë daneze, ku theksova se për Shqipërinë, rruga drejt anëtarësimit është histori e një transformimi të thellë politik, ekonomik e shoqëror”, shtoi Spiropali.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Spiropali do të takohet gjithashtu me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen.

Spiropali do të zhvillojë gjithashtu një takim me Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit danez, të kryesuar nga kryetari Christian Friis Bach, si dhe do të mbajë një fjalë në Universitetin e Kopenhagës me temë: “Navigimi i zgjerimit: zëri i Shqipërisë në Evropë”, e cila do të fokusohet në arkitekturën e reformave të ndërmarra nga Shqipëria për përafrim me acquis dhe në vlerën përbashkuese që këto reforma i shtojnë dinamikave të zgjerimit të BE-së.

Gjatë ditës, Spiropali do të takohet me ish-kryeministrin danez dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Vizita në Kopenhagë vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Danimarkës, duke pasqyruar përkushtimin e përbashkët për forcimin e dialogut dhe mbështetjen e perspektivës evropiane të Shqipërisë.

Burimi ATSH

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…