Revista franceze “Grazia”: Shqipëria, një eksperiencë unike pa qenë e nevojshme të shpenzoni shumë!

Dallo Dramé shkruan në të përditshmen franceze “Grazia”: Gjirokastra, një qytet plot hijeshi që nuk e sheh çdo ditë


hqipëria është një destinacion ëndrrash ku mund të shijoni bukuritë e një fshati të vendosur në mal! Për më tepër, çmimet sfidojnë të gjithë konkurrencën, shkruan Dallo Dramé në një artikull të botuar në të përditshmen franceze “Grazia”.

Shumë gurë të çmuar janë fshehur në kontinentin e vjetër! Mes fshatrave të saj me bukuri që nuk gjenden askund, plazheve mahnitëse dhe qyteteve të saj të lashta, Evropa nuk ka asgjë për t’u pasur zili në botë.

Shqipëria ofron eksperienca të papërshkrueshme dhe përveç bukurisë së natyrës, çmimet në disa pika turistike janë të përballueshme.

Vizitoni vendin e ri ekzotik dhe përjetoni një eksperiencë unike pa qenë e nevojshme të shpenzoni shumë!

Gjirokastra, një qytet plot hijeshi që nuk e sheh çdo ditë

Nëse dëshironi të vizitoni një mjedis mitik, një arratisje në qytetin e Gjirokastrës do të ishte ideale.

Ky qytet shtrihet në majat e Malit të Gjerë, në jug të Shqipërisë.

Qyteti karakterizohet nga shtëpitë tipike ballkanike dhe për këtë arsye është përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2005.

Sipas përshkrimit të bërë nga UNESCO, qyteti historik i Gjirokastrës është një shembull i rrallë i një qyteti te stilit osman të ruajtur mirë, i ndërtuar nga fermerë që zotëronin prona të mëdha, rreth kështjellës së shekullit të XIII.

Shtëpitë e qytetit të kujtojnë fortesa të vogla të grupuara. Përveç bukurisë së saj, Gjirokasta konsiderohet si një nga qytetet e vetme në botë, e vendosur në shpatet e pjerrëta të një mali, kështu që shëtitjet janë shumë të këndshme, por kërkojnë edhe pak mundim.

Përveç kësaj, ajo ka shumë ndërtesa kulturore dhe historike.

Vendet e paharrueshme në Gjirokastër

Gjirokastra ofron shumë vende për të zbuluar, si Shtëpia e Zekatëve dhe disa muze që tregojnë historinë e së kaluarës së lavdishme të qytetit.

Mos humbisni kalanë e shekullit të XIII, e cila u shndërrua në një burg gjatë periudhës komuniste në vend.

Gjithashtu, vizitoni Pazarin e Gjirokastrës që daton në shekullin e XVII.

Ky qytet historik, gjithashtu ofron shumë ndërtesa të vjetra fetare, si një xhami e vjetër që daton nga koha e Perandorisë Osmane, disa kisha të vjetra si dhe një Bazilikë të madhe që ndodhet jo shumë larg qytetit.

Pse është i favorshëm qëndrimi në këtë qytet?

Përveç ekskursioneve historike dhe pamjeve që të lënë pa frymë, jetesa në këtë zonë të Ballkanit është shumë e lirë.

Hotelet që ofrojnë pamje të perëndimit të diellit nga mali, kushtojnë mesatarisht 40 deri në 75 euro për person për 5 netë.

Këto çmime, më shumë se të favorshme, përfshijnë gjithashtu mëngjesin.

Nga bregu i Sarandës mund të shijoni bukuritë e ishullit të Korfuzit. Në të vërtetë, ky ishull ndodhet jo shumë larg Gjirokastrës.

Për shkak të vendndodhjes së tij, ky qytet ofron pamjet më befasuese në Evropë.

Një gastronomi që e shijojmë rrallë

Ushqimi është veçanërisht i bollshëm. Gjirokastra ndodhet në udhëkryq të kulturave të ndryshme të kuzhinës, prandaj gastronomia e saj është e pasur dhe unike.

Ajo është e ndikuar nga trashëgimia e saj osmane me ndikimet mesdhetare, por edhe nga kuzhina dominuese ballkanike.

Por, Gjirokastra ofron edhe specialitetet e veta që nuk mund të shijohen askund tjetër.

Gjirokastra është një destinacion që ia vlen të viziohet për çmimet e pakrahasueshme, pikat turistike unike dhe gastronominë mahnitëse. (Marrë nga ATSH)

Burimi

Festivali i Kajakëve në Valbonë, Rama: 80 pjesëmarrës nga vende evropiane

Sporti i kajakut në lumenjtë e ndryshëm në Shqipëri po tërheq vëmendjen e turistëve vendas e të huaj.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Festivali i Kajakëve në Valbonë, Rama: 80 pjesëmarrës nga vende evropiane

Sporti i kajakut në lumenjtë e ndryshëm në Shqipëri po tërheq vëmendjen e turistëve vendas e të huaj.