27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës.


Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Begaj tha se “12 qershori është një datë e gdhendur përgjithmonë në memorien historike të kombit tonë. Kjo është dita kur triumfoi liria mbi aparteidin, shpresa mbi frikën dhe e drejta mbi padrejtësinë gjenocide”.

“Liria e Kosovës erdhi si produkt i sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, i luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i vendosmërisë së aleatëve tanë strategjikë: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, aleatëve dhe partnerëve tanë, të cilët u rreshtuan në anën e duhur të historisë”, u shpreh Begaj.

“Sot, ne përulemi me mirënjohje të pakufishme përpara dëshmorëve të lirisë, përpara prindërve dhe familjeve që mbajtën peshën më të rëndë të luftës. Njëkohësisht, nderojmë kujtimin dhe trashëgiminë e arkitektëve të shtetësisë së Kosovës, në krye me Presidentin historik, Ibrahim Rugova, vizioni dhe urtësia e të cilit ndërtuan themelet demokratike dhe orientimin e palëkundur perëndimor të këtij shteti”, vuri në dukje ai.

Begaj shprehu nderimin ndaj atij që e cilësoi kryetrimin dhe kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin dhe familjen e tij si dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë.

Presidenti Begaj u shpreh se “në këtë ditë feste dhe reflektimi, mendja dhe zemra është edhe në Hagë, aty ku krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përballen me një tjetër betejë, në një proces që rëndon si një padrejtësi e madhe historike”.

“Ata që udhëhoqën popullin drejt lirisë, sot po paguajnë një çmim të lartë për të mbrojtur dinjitetin e një lufte që ishte e pastër, e drejtë dhe çlirimtare. Nga ky podium sot, ne u dërgojmë mesazhin e mbështetjes dhe vëllazërisë, se asnjë gjykatë dhe asnjë tentativë për të rishkruar historinë nuk mund ta tjetërsojë të vërtetën e madhe: UÇK-ja nuk ishte agresori, por mburoja e një populli që po shfarosej. Besojmë fort se drejtësia do të triumfojë dhe ata do të kthehen fitimtarë në Kosovën e tyre të lirë”, tha ai

“Për Shqipërinë, liria dhe shtetësia e Kosovës mbetet një ndër arritjet më të mëdha të historisë sonë moderne kombëtare. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të të njëjtit komb, të lidhura pazgjidhshmërisht nga një vëllazëri e pandarë”, tha Begaj.

“Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme. Shqipëria është dhe do të jetë zëri i fuqishëm i Kosovës në çdo tryezë diplomatike dhe arenë ndërkombëtare, duke mbrojtur me çdo çmim paprekshmërinë e kufijve të saj dhe duke kërkuar integrimin e plotë të Kosovës në NATO, në Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, tha Begaj, ndërsa theksoi se Kosova e sotme është dëshmi e gjallë se liria nuk falet”, theksoi Begaj.

“Ajo fitohet me qëndresë dhe mbrohet me dinjitet, unitet të brendshëm dhe punë të përditshme dhe mbështetet te miqtë dhe partnerët strategjikë. Këtë trashëgimi të vyer kemi detyrim t’ua përcjellim brezave të rinj, që ata ta ndërtojnë të ardhmen mbi themelet e forta të kësaj historie të lavdishme”, përfundoi Begaj.

Burimi ATSH

Rrëzimi i helikopterit ushtarak italian, Nufi: Solidaritet me Italinë dhe misionin e EUFOR

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi reagoi sot pas ngjarjes tragjike në Bosnjë-Hercegovinë, ku nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak humbën…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rrëzimi i helikopterit ushtarak italian, Nufi: Solidaritet me Italinë dhe misionin e EUFOR

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi reagoi sot pas ngjarjes tragjike në Bosnjë-Hercegovinë, ku nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak humbën…