
Hoxha uron Ditën e Çlirimit të Kosovës: 12 Qershori, fillimi i rrugëtimit drejt lirisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Ditën e Çlirimit të Kosovës.
Ministri Hoxha theksoi se, 12 Qershori nuk është thjesht një datë në kalendarin e Kosovës, por një nga momentet më përcaktuese të historisë së saj moderne, fundi i një periudhe të dhimbshme dhune, represioni dhe spastrimi etnik, dhe fillimi i rrugëtimit drejt lirisë, paqes dhe ndërtimit të së ardhmes demokratike.
Hoxha u shpreh se, sot, në 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit, kujtojmë e nderojmë, me përulje e respekt, sakrificën e të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe njëkohësisht vlerësojmë përparimin e arritur në konsolidimin e shtetit, demokracisë si dhe vendit e rolit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Liria nuk është vetëm një e drejtë e fituar. Është përgjegjësi që ruhet dhe forcohet për brezat që vijnë”, theksoi Hoxha.
Burimi ATSH



















