Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit për Evropën, Gunther Krichbaum, dhe me Sekretaren Parlamentare të Shtetit pranë Ministrisë Federale të Drejtësisë, Annette Kramme.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit për Evropën, Gunther Krichbaum, dhe me Sekretaren Parlamentare të Shtetit pranë Ministrisë Federale të Drejtësisë, Annette Kramme

Takimet u zhvilluan pas miratimit të IBAR-it nga partnerët evropianë, vlerësimit ndërkombëtar që konfirmon progresin e Shqipërisë dhe i hap rrugën fazës së mbylljes për Kapitullin 23.

Bashkëbisedimet u përqendruan mbi një pyetje të vetme: çfarë vjen pas IBAR-it dhe si e mbështet Gjermania fazën tjetër.

Në takimin me ministrin e Shtetit për Evropën, Gunther Krichbaum, të dyja palët dakorduan se miratimi i IBAR-it nuk është fund i procesit por është hyrja në fazën e tij më kërkuese.

“Nuk e trajtojmë IBAR-in si kurorëzim të punë, e trajtojmë si autorizim për të vazhduar me fazën që kërkon më shumë”, tha Gogu.

“Gjermania ka qenë dhe mbetet partner strategjik në këtë rrugëtim”, tha ai,

Krichbaum theksoi se mbështetja gjermane mbetet e palëkundur, me kusht që procesi të vazhdojë të jetë i bazuar në merita dhe rezultate të verifikueshme. Pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe efikasiteti i institucioneve të reja mbeten kriteret e vlerësimit.

Në këtë angazhim Ministria e Drejtësisë ka tre prioritete për fazën aktuale, aksesi ndaj drejtësisë, efiçenca e sistemit gjyqësor dhe mbrojtja e të drejtave procedurale, prioritete që janë në linjë të drejtpërdrejtë me gjetjet e IBAR-it.

Si shembull konkret i kalimit nga reforma institucionale te rezultatet e matshme, u vlerësua ulja e ndjeshme e stokut të çështjeve të pazgjidhura në Gjykatën e Lartë, tregues i punës sistematike të viteve të fundit për përmirësimin e administrimit gjyqësor.

Takimi me Sekretaren Parlamentare Annette Kramme, e cila mban edhe funksionin e Presidente të Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, u fokusua te thellimi i partneritetit bilateral në drejtësi. Bashkëpunimi IRZ me institucionet shqiptare ka mbi dy dekada histori dhe mbetet një ndër mekanizmat kryesorë të asistencës teknike gjermane. Ndërsa së fundmi, diskutimi po kalon nga mbështetja e reformave te bashkëpunimi për mbylljen e kapitujve, dixhitalizimi i drejtësisë, administrimi gjyqësor dhe kapacitetet institucionale.

U vlerësua gjithashtu gjendja e bashkëpunimit gjyqësor ndërmjet dy vendeve me Gjermaninë si njërin prej partnerëve kryesorë të Shqipërisë në ndihmën juridike reciproke dhe në bashkëpunimin për çështjet e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave nëpërmjet Eurojust.

“Suksesi i reformës në drejtësi nuk do të matet nga numri i institucioneve të krijuara, por nga besimi që qytetarët kanë tek drejtësia”, tha Gogu.

“Kjo është boshti rreth të cilit po punojmë”, tha ai.

Faza pasardhëse do të fokusohet në mbylljen e benchmarkave të Kapitullit 23, me fokus te aksesi ndaj drejtësisë, efiçenca gjyqësore dhe dixhitalizimi. Vizita në Berlin vijon me takime të tjera me përfaqësues të Bundestagut.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit…