Begaj: Bashkëpunimi rajonal, element kyç për stabilitetin dhe zhvillimin evropian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, me temë “Vizioni për të ardhmen e Eurorajonit Adriatiko-Jonian”.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, me temë “Vizioni për të ardhmen e Eurorajonit Adriatiko-Jonian”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Eurorajonit si një model të suksesshëm të bashkëpunimit ndërkufitar dhe një shembull konkret të solidaritetit evropian, që për dy dekada ka afruar komunitetet, ka forcuar partneritetet dhe ka sjellë përfitime të prekshme për qytetarët.

Presidenti Begaj theksoi se, në kushtet e sfidave të reja gjeopolitike, ekonomike, teknologjike dhe mjedisore, bashkëpunimi rajonal nuk është më një dimension dytësor i politikave publike, por një element i rëndësishëm i stabilitetit dhe zhvillimit evropian.

Kreu i Shtetit nënvizoi se rajonet që bashkëpunojnë janë më të afta të tërheqin investime, të mbrojnë mjedisin, të zhvillojnë infrastrukturën dhe të krijojnë mundësi të reja për qytetarët.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Eurorajonit në krijimin e urave të bashkëpunimit mes autoriteteve vendore e rajonale, universiteteve, institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe sipërmarrjeve, duke e kthyer mbështetjen dhe mundësitë evropiane në përfitime konkrete për komunitetet lokale.

Duke u ndalur te procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, Presidenti Begaj theksoi se nisma të tilla ndihmojnë vendin jo vetëm në afrimin me standardet evropiane, por edhe në forcimin e kulturës së bashkëpunimit, koordinimit dhe solidaritetit, mbi të cilën është ndërtuar Bashkimi Evropian.

Kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të mbështetur çdo iniciativë që forcon lidhjet mes komuniteteve të rajonit dhe kontribuon në një hapësirë Adriatiko-Joniane më të zhvilluar, më të qëndrueshme dhe më konkurruese.

Presidenti i Republikës uroi kryetarin e Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi, për marrjen e kryesimit e Eurorajonit për një periudhë 5-vjeçare.

Burimi ATSH

Rrëzimi i helikopterit ushtarak italian, Nufi: Solidaritet me Italinë dhe misionin e EUFOR

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi reagoi sot pas ngjarjes tragjike në Bosnjë-Hercegovinë, ku nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak humbën…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rrëzimi i helikopterit ushtarak italian, Nufi: Solidaritet me Italinë dhe misionin e EUFOR

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi reagoi sot pas ngjarjes tragjike në Bosnjë-Hercegovinë, ku nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak humbën…