Beja në Athinë: Bashkëpunimi doganor, mekanizëm i rëndësishëm për integrimin ekonomik

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja mori pjesë në Konferencën e Tretë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian, të zhvilluar në Athinë, Greqi.


Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja mori pjesë në Konferencën e Tretë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian, të zhvilluar në Athinë, Greqi.

Konferenca, me temë “Lidhja e Tregjeve, Harmonizimi i Standardeve: Korsitë e Gjelbra si shtyllë e integrimit të përforcuar në Tregun e Vetëm të BE-së”, mblodhi drejtues të administratave doganore nga vendet e CEFTA-s dhe shtetet anëtare të BE-së, përfaqësues të Komisionit Europian, komunitetit të biznesit dhe organizatave rajonale e ndërkombëtare.

Aktiviteti u organizua nga Sekretariati i CEFTA-s nëpërmjet veprimit SEED+, në bashkëpunim me Autoritetin e Pavarur të të Ardhurave Publike të Republikës së Greqisë dhe Sekretariatin e Komunitetit të Transportit, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit doganor dhe mbështetjen e integrimit gradual të vendeve të rajonit në Tregun e Vetëm Europian.

Diskutimet u fokusuan në zgjerimin e konceptit të Korsive të Gjelbra, forcimin e ndërveprueshmërisë së sistemeve doganore, zhvillimin e mjeteve digjitale dhe harmonizimin e praktikave operacionale, me qëllim krijimin e flukseve tregtare më të sigurta, më efikase dhe më të parashikueshme ndërmjet vendeve të CEFTA-s dhe Bashkimit Europian.

Gjatë panelit të dytë, kushtuar rolit strategjik të administratave doganore në procesin e integrimit europian, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave ndau përvojën e Shqipërisë në modernizimin e procedurave doganore, lehtësimin e tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Në diskutim u theksua se bashkëpunimi doganor nuk përfaqëson më vetëm një instrument për lehtësimin e tregtisë, por një mekanizëm të rëndësishëm për integrimin ekonomik dhe afrimin me standardet e Bashkimit Europian.

Në këtë kuadër, Beja vuri në dukje se modernizimi i proceseve doganore, shkëmbimi i informacionit dhe koordinimi ndërmjet administratave mbeten elementë thelbësorë për krijimin e një tregtie më të shpejtë, më të sigurt dhe më të parashikueshme.

Ai theksoi gjithashtu se nisma e Korsive të Gjelbra përfaqëson një hap konkret drejt afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet dhe praktikat e Bashkimit Europian.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ndërmjet administratave doganore të vendeve të CEFTA-s dhe Bashkimit Europian përmes sistemeve të ndërveprueshme, menaxhimit të koordinuar të riskut, programeve të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (AEO) dhe përafrimit me reformën e re të Kodit Doganor të Unionit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të shkëmbimit elektronik të të dhënave përmes platformës SEED+, si një mjet kyç për rritjen e transparencës, përshpejtimin e procedurave kufitare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet administratave.

Në përfundim të konferencës u prezantua deklarata përfundimtare, e cila përmblodhi prioritetet dhe angazhimet e përbashkëta të dakordësuara gjatë diskutimeve.

Pjesëmarrësit riafirmuan rëndësinë e bashkëpunimit doganor si një shtysë konkrete për integrimin europian, me fokus në digjitalizimin, ndërveprueshmërinë e sistemeve, menaxhimin e koordinuar të riskut, partneritetet me operatorët ekonomikë dhe vijimin e zbatimit të Korsive të Gjelbra dhe Blu të mbështetura nga SEED+.

Gjithashtu, u theksua nevoja për të kaluar nga angazhimet politike drejt zbatimit konkret të masave që forcojnë lidhjen ekonomike dhe tregtare ndërmjet vendeve të rajonit dhe Bashkimit Europian.

Konferenca e këtij viti pason edicionin e dytë të zhvilluar në Tiranë në qershor 2025, organizuar nga Dogana Shqiptare, i cili mblodhi drejtuesit e administratave doganore të Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve anëtare të Bashkimit Europian për të diskutuar prioritetet e përbashkëta në fushën doganore dhe integrimin europian.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…