UBT programe akademike sipas modelit BOKU të Vjenës, Denaj: Përgatitje për sfidat e Shqipërisë në BE

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se nga shtatori i këtij viti, Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) do të ofrojë programe akademike të njësuara plotësisht me modelin e Universitetit BOKU të Vjenës, duke sjellë një rritje cilësore në arsimin bujqësor dhe zhvillimin rural.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se nga shtatori i këtij viti, Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) do të ofrojë programe akademike të njësuara plotësisht me modelin e Universitetit BOKU të Vjenës, duke sjellë një rritje cilësore në arsimin bujqësor dhe zhvillimin rural.

Në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, ministrja Denaj theksoi se ky ishte një qëllim i qartë i Qeverisë dhe Kryeministrit Rama, i cili nisi para katër vitesh, duke synuar që UBT të bëhet një institucion akademik i nivelit evropian.

“Falë bashkëpunimit të ngushtë me profesor Hubert Hasenauer dhe ekipin e BOKU-së, nga shtatori do të ofrohet një program i njësuar që përmirëson cilësinë e mësimdhënies dhe fuqizon kërkimin shkencor në fushat e agronomisë, veterinarisë, akuakulturës dhe disiplinave të tjera të lidhura me zhvillimin rural dhe sigurinë ushqimore”, tha ministrja.

Studentët, tha ajo, që do të nisin studimet këtë vit do të jenë të parët që do të marrin diplomë të njësuar plotësisht me atë të universitetit austriak, duke u përgatitur për sfidat e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe vizionin 2030.

UBT synon të pozicionohet si një nga universitetet më të rëndësishme në rajon, me një kampus modern ku lektorë dhe studentë nga mbarë bota do të zhvillojnë studime dhe kërkime të përbashkëta.

Në kampus do të ngrihet gjithashtu një Qendër Ekselence për Nanoteknologjinë, një institucion multidisiplinor që do të bashkojë kërkues shkencorë dhe studentë nga Shqipëria dhe rajoni.

“Në frymë të Shqipërisë të Bashkimit Europian, Shqipërisë 2030, vizioni është i qartë: UBT të kthehet në majën e universiteteve në rajon, në një kampus ku lektorë dhe studentë nga rajoni dhe nga bota do të vijnë për të dhënë mësim, për të studiuar dhe për të realizuar kërkime të përbashkëta”, deklaroi Denaj.

Ministrja Denaj përmendi edhe projektin për krijimin e Qendrës së Gjeoinformacionit për Ballkanin Perëndimor, si pjesë të bashkëpunimit rajonal dhe shkencor që synon avancimin e bujqësisë dhe arsimit.

Denaj ftoi maturantët të aplikojnë nga 29 korriku në portalin U-Albania për të zgjedhur programet europiane në UBT, duke theksuar se këto studime ofrojnë jo vetëm arsim cilësor, por edhe mundësi konkrete punësimi.

“Është një mundësi e mirë jo vetëm për studim por edhe për punësim. Aktualisht ne jemi duke diskutuar një marrëdhënie bashkëpunimi konkrete, me vende pune konkrete për çdo profil të secilës prej kurrikulave të përmendura nga profesor Sallaku. Kuotat për punësim nga Universiteti Bujqësor i Tiranës do të rriten dhe do të përcaktohen si një marrëdhënie e drejtpërdrejtë e karrierës pas profilizimit në këto studime. E ardhmja e bujqësisë shqiptare është në duart tuaja, e ardhmja e ekonomisë shqiptare është në duart tuaja”, u shpreh ministrja Denaj

Denaj vlerësoi edhe punën e akademikëve për përkushtimin në realizimin e këtij projekti brenda një viti.

Burimi ATSH

Hasani: Irlanda, përkrahje konkrete në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, pret Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen të Irlandës,…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Hasani: Irlanda, përkrahje konkrete në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, pret Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen të Irlandës,…