Kursi i parë për guida turistike në Gjirokastër, 15 të rinj drejt çertifikimit

Në Qendrën e Formimit Profesional Publik në Gjirokastër kursi i guidave turistike, i hapur për herë të parë, po ndiqet me interes nga të rinjtë gjirokastritë.


Përmes kurseve të trajnimit profesional synohet përgatitja e duhur të rinjve që zgjedhin të punojnë në këtë sektor.

Në Qendrën e Formimit Profesional Publik në Gjirokastër kursi i guidave turistike, i hapur për herë të parë, po ndiqet me interes nga të rinjtë gjirokastritë.

Drejtoresha e Qendrës së Formimit Profesional Publik në Gjirokastër, Mihare Lapa, tha për ATSH-në se kursi i udhërrëfimit turistik i akredituar nga Ministria e Turizmit, u hap për herë të parë në këtë qendër në shtator të këtij viti dhe pritet të përfundojë në mars të vitit 2026.

Në këtë kurs janë 15 kursantë të regjistruar. Kursi zgjat 7 muaj dhe pas përfundimit kursantët pajisen me certifikata që njihen nga Ministria e Turizmit, e cila iu jep mundësi të punojnë si guida të licencuara.

Sipas saj, kursantët që marrin pjesë duhet të kenë mbaruar shkollën e mesme, të jenë mbi 18 vjeç dhe preferohen të kenë njohuri të gjuhëve të huaja.

“Gjatë kursit pjesëmarrësit fitojnë njohuri teorike mbi bazat dhe teknikat e udhërrëfimit turistik, rëndësinë e turizmit në ekonomi, strukturat akomoduese, operatorët turistikë, format e ndryshme të turizmit, si dhe kuadrin ligjor që rregullon këtë fushë. Krahas teorisë, kursi përfshin edhe praktikë në site arkeologjike, muze dhe vende me rëndësi historike e kulturore, ku kursantët ushtrojnë në mënyrë konkrete rolin e udhërrëfyesit turistik”, theksoi Lapa.

Ani Mahmutaj, një i ri që ndjek këtë kurs, tha për ATSH-në se ka shumë dëshirë të punojë në fushën e turizmit.

“E kam zgjedhur këtë drejtim sepse më pëlqen të njoh vende të reja, të komunikoj me njerëz dhe të promovoj bukuritë dhe kulturën e vendit tonë. Për këtë arsye vendosa të ndjek kursin e udhërrëfimit turistik, ku po mësoj si pjesën teorike, ashtu edhe atë praktike”, u shpreh ai.

“Përmes këtij kursi po fitoj njohuri mbi organizimin e udhëtimeve, rolin e udhërrëfyesit dhe rëndësinë e turizmit në Shqipëri. Mendoj se kjo eksperiencë do të më ndihmojë të bëhem një udhërrëfyes i përgatitur dhe të kontribuoj në promovimin e turizmit vendas”, tha Mahmutaj.

Ndërsa Olsi Sinani theksoi se ka pasur mundësinë të punojë në disa muze, përvojë që e ka ndihmuar të lidhet ngushtë me historinë, kulturën dhe trashëgiminë tonë kombëtare.

“Gjatë kësaj kohe kam kuptuar se turizmi luan një rol shumë të rëndësishëm në njohjen dhe vlerësimin e këtyre pasurive, ndaj dëshiroj të bëhem pjesë aktive e këtij sektori që po zhvillohet me ritme të shpejta në vendin tonë”, tha ai.

Qendra e Formimit Profesional Publik Gjirokastër prej disa vitesh u vjen në ndihmë të rinjve, por jo vetëm, me mundësinë e marrjes së një profesioni në disa fusha të ndryshme.

Pranë kësaj qendre ka pasur kërkesë të lartë për pjesëmarrje në kurse për guida turistike, hoteleri-turizëm, shërbime në bar dhe restorant, kuzhinë etj. Në këtë qendër 160 kursantë që përgatiten për të dalë në tregun e punës së shpejti.

Të gjithë kursantët në përfundim të ciklit mësimor pajisen me certifikatë. Sipas të dhënave këtë vit ka pasur një interes të lartë nga të rinjtë mbi 16 vjeç për ndjekjen e kurseve.

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

Kryeministri Edi Rama informoi sot se 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen, shifër kjo që po orienton të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Al Jazeera”: Qeveria nuk po shet tokë publike, investimi në Zvërnec bekim për vendin

Kryeministri Edi Rama deklaroi se investimi në Zvërnec është një bekim për vendin pasi sjell një investim prej 4 miliardë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

Kryeministri Edi Rama informoi sot se 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen, shifër kjo që po orienton të…