Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë bisedimet ekonomike e tregtare në Kuala-Lumpur

Më 25–26 tetor, He Lifeng, zëvendëskryeministër dhe përfaqësues kryesor i palës kineze për çështjet tregtare, zhvilloi bisedimet ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në Kuala-Lumpur të Malajzisë me sekretarin amerikan të Thesarit, Scott Bessent, dhe Përfaqësuesin Tregtar të ShBA-së, Jamieson Greer.


Më 25–26 tetor, He Lifeng, zëvendëskryeministër dhe përfaqësues kryesor i palës kineze për çështjet tregtare, zhvilloi bisedimet ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në Kuala-Lumpur të Malajzisë me sekretarin amerikan të Thesarit, Scott Bessent, dhe Përfaqësuesin Tregtar të ShBA-së, Jamieson Greer.

Të dyja palët, duke u udhëhequr nga konsensusi i rëndësishëm i arritur gjatë bisedave telefonike të këtij viti midis dy krerëve të shtetit, zhvilluan shkëmbime të sinqerta, të thelluara dhe konstruktive mbi një sërë çështjesh të rëndësishme ekonomike dhe tregtare, përfshirë masat e ShBA-së sipas Seksionit 301 që vendosin tarifa portuale mbi transportin detar dhe industrinë e ndërtimit të anijeve, zgjatjen e mëtejshme të pezullimit të tarifave të ndërsjella, çështjen e tarifave të fentanilit dhe bashkëpunimin në fushën e kontrollit të fentanilit, tregtinë e produkteve bujqësore dhe kontrollin e eksporteve.

Palët arritën një konsensus fillestar për shqetësimet e ndërsjella dhe ranë dakord të përcaktojnë më tej detajet specifike, duke ndjekur procedurat e brendshme të miratimit në vendet e tyre.

He Lifeng theksoi se thelbi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis Kinës e Shteteve të Bashkuara është bashkëpunimi me përfitime të ndërsjella. Nëse të dyja palët bashkëpunojnë, mund të përfitojnë; nëse përplasen, dëmtohen që të dyja. Ruajtja e zhvillimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve tregtare dypalëshe është në përputhje me interesat themelore të të dy vendeve e popujve të tyre, si edhe me shpresat e bashkësisë ndërkombëtare. Lidhur me mosmarrëveshjet dhe tensionet gjatë bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, të dyja palët duhet të udhëhiqen nga parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, duke gjetur nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve të barabarta mënyra të përshtatshme për zgjidhjen e shqetësimeve të ndërsjella.

Rezultatet e bisedimeve tregtare nuk janë arritur lehtë dhe duhet të ruhen nga të dyja palët. He shprehu shpresën që pala amerikane do të ecë në të njëjtin drejtim me palën kineze, duke zbatuar me përpikëri konsensusin e rëndësishëm të arritur gjatë bisedave ndërmjet dy krerëve të shtetit dhe rezultatet e bisedimeve ekonomike dhe tregtare të zhvilluara gjatë këtij viti, për të forcuar besimin e ndërsjellë, për të menaxhuar dallimet, për të zgjeruar bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta dhe për t’i ngritur marrëdhëniet tregtare në një nivel më të lartë.

Pala amerikane u shpreh se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ShBA–Kinë janë marrëdhënie me ndikim global dhe ShBA-ja është e gatshme të zgjidhë dallimet dhe të forcojë bashkëpunimin me Kinën mbi bazën e barazisë dhe respektit, për të arritur zhvillim të përbashkët.

Të dyja palët ranë dakord që, nën udhëheqjen strategjike të udhëheqësve të të dy vendeve, të shfrytëzojnë plotësisht mekanizmin e bisedimeve tregtare Kinë–ShBA, të mbajnë komunikim të ngushtë mbi çështjet me interes të ndërsjellë në fushën ekonomiko-tregtare dhe të promovojnë zhvillimin e shëndetshëm, të qëndrueshëm e afatgjatë të marrëdhënieve tregtare Kinë-ShBA, duke sjellë përfitime për popujt e të dy vendeve dhe duke kontribuuar në lulëzimin global.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…