Një ekspozitë e re dhe një guidë interaktive për fëmijë në “Shtëpinë me gjethe”

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” u prezantoi vizitorëve të tij një përvojë unike që kombinon artin, historinë dhe edukimin për gjithë familjen.


Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” u prezantoi vizitorëve të tij një përvojë unike që kombinon artin, historinë dhe edukimin për gjithë familjen.

Në mjediset e muzeut u çel sot ekspozita “Fraktura 2025”, e artistëve Berina Kokona, Fabrizio Bellomo, Ergys Krisiko, Ervis Gjini, Kristanja Çene, Ardian Isufi, Ena Bulku dhe Altin Çelmeta. Punimet e tyre lidhen me të kaluarën, dhimbjen dhe rezistencën, por me një vështrim bashkëkohor mbi artin dhe reflektimin mbi kujtesën historike. Ekspozita është kuruar nga Elton Koritari.

Njëkohësisht me ekspozitën, muzeu “Shtëpia me gjethe” prezantoi edhe një projekt tjetër, “Guidën e familjes”. Kjo guidë e menduar posaçërisht për fëmijë dhe prindër, është një udhëtim ndryshe në “Shtëpinë me gjethe”. Familjet me të vegjlit e tyre do të realizojnë një udhëtim interaktiv e argëtues përmes të cilit do të mësojnë historinë.

Duke u nxitur kuriozitetin, fëmijët do të luajnë dhe do të pyesin, dhe në këtë mënyrë do të mësojnë më shumë për të kaluarën, të drejtat e njeriut dhe historinë e diktaturës në veçanti.

Në hyrje të muzeut familjet do të priten nga një ekran i madh ku prezantohet personazhi digjital Mia, një vajzë që udhëton në kohë. Së bashku me personazhet e tjerë, Arbërin dhe Besnikun, fëmijët zbulojnë se si ishte të rriteshe në një botë ku frika dhe propaganda kontrollonin çdo hap.

Ky udhetim nëpër “Shtëpinë me gjethe” është menduar si një lojë për të mësuar: me pyetje, pikë, animacione dhe detyra që ndihmojnë fëmijët të kuptojnë të drejtat e tyre, rëndësinë e privatësisë dhe të lirisë.

Gjatë guidës fëmijët “zbulojnë” përgjues, shohin dhomat e errëta dhe mësojnë për njerëz si Musine Kokalari dhe Edison Gjergo, që guxuan të flisnin dhe të krijonin në kushte të vështira.

Projekti “Guida e familjes” u realizua si një bashkëpunimi i Muzeut me Family Art Guides dhe është mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Burimi ATSH

Rama: Studentët, rol aktiv në përzgjedhjen e projektit për Kampusin “Aleksandër Moisiu”

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të pesë ekipeve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, theksoi…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Studentët, rol aktiv në përzgjedhjen e projektit për Kampusin “Aleksandër Moisiu”

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të pesë ekipeve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, theksoi…