Ferma në Gradisht zgjeron kapacitetet me mbështetjen e Skemës Kombëtare të Investimeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi sot fermën blegtorale të Rodolf Velos në Gradisht, e ngritur në vitin 2023, e cila po shënon zgjerim të ndjeshëm të aktivitetit falë mbështetjes nga Skema Kombëtare e Investimeve 2024.

Aktualisht në këtë fermë mbarështohen rreth 300 krerë dele, ndërsa me ndërtimin e një stalle të re për të imta, me standarde bashkëkohore higjieno-sanitare, kapaciteti pritet të rritet deri në 400 krerë.

Qumështi i freskët i prodhuar çdo ditë përpunohet në baxhon e vetë fermës, ku transformohet në produkte bulmetore dhe nënprodukte me cilësi të lartë, duke krijuar një zinxhir të plotë vlerash që nis nga ferma dhe përfundon te konsumatori.

Ministri Salla vlerësoi përpjekjet e fermerit për zgjerimin e veprimtarisë dhe theksoi se mbështetja për investime në sektorin blegtoral mbetet prioritet i politikave të qeverisë për zhvillimin rural dhe rritjen e prodhimit vendas.

Burimi ATSH

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…