93,6 miliardë lekë për arsimin, financim shtesë për studentët dhe kërkimin shkenco

Projektbuxheti për vitin 2027 parashikon një financim prej 93,6 miliardë lekësh për arsimin, me një rritje prej 4,5 miliardë lekësh krahasuar me financimin aktual, duke ofruar më shumë mundësi për çdo fëmijë dhe më shumë mbështetje për çdo student.

Kumbaro: Së shpejti, investim i ri infrastrukturor në Universitetin e Shkodrës

Lajmin e dha ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila zhvilloi sot një takim me rektoren në detyrë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Prof. Dr. Blerta Dragusha, me të cilën diskutoi mbi projektet dhe prioritetet për zhvillimin e mëtejshëm të institucionit të arsimit të lartë.

Poli i Dijes në Korçë gati për studentët, kushte për formim akademik dhe profesional

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo përcolli në rrjetet sociale, pamje nga Poli i Dijes, kampusi i ri që do të ofrojë auditorë, laboratorë dhe bibliotekë, duke i dhënë studentëve mundësinë të bashkojnë teorinë me praktikën dhe të zhvillojnë kreativitetin e tyre.

Universiteti i Tiranës dhe ai “Nënë Tereza” në Shkup, programe të përbashkëta studimore dhe kërkimore

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup (Maqedoni e Veriut) dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, duke vendosur themele të reja për partneritet akademik ndërinstitucional.

UBT dhe Universiteti i Perugias marrëveshje për forcimin e shkëmbimeve akademike

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin e Perugias, Itali, duke forcuar më tej rrjetin e bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare dhe shkencore.

UBT dhe Universiteti MATE i Hungarisë forcojnë bashkëpunimin akademik dhe kërkimor

Marrëveshja u firmos në Tiranë nga rektori i UBT-së, prof. dr. Fatbardh Sallaku dhe rektori i MATE, prof. dr. Csaba Gyuricza, në praninë e ambasadores së Hungarisë në Tiranë, Martina Kasnyik.

Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Arteve dhe TKOBAP

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i TKOBAP, Aulon Naçi dhe rektori i UART, prof. dr. Erald Bakalli.

Ambasadori Cremades viziton Universitetin e Gjirokastrës

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një vizitë në qytetin e Gjirokastrës, me ftesë të Rektorit të Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Jaho Cana

UBT dhe AADF, marrëveshje për forcimin e kërkimit shkencor

Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) kanë formalizuar një partneritet strategjik që synon forcimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri.

UBT i bashkohet nismës ndërkombëtare “Carta di Assisi” për dialog dhe kulturën e paqes

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) iu bashkua iniciativës ndërkombëtare “Carta di Assisi”, në kuadër të nismës “Università, Ponti di Pace”, e zhvilluar në Assisi, një nga qytetet më simbolike të paqes në botë.