Raporti i OECD, Gonxhja: NMV-të, shtylla e punësimit në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot të dhënat e fundit nga raporti i OECD “Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025”.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot të dhënat e fundit nga raporti i OECD “Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025”.

Sipas Gonxhes, këto të dhëna dëshmojnë edhe një herë rolin jetik që kanë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NMV) në ekonominë shqiptare, të cilat i cilëson “shtylla e punësimit në Shqipëri”.

“Një rekord rajonal për Shqipërinë! Në periudhën 2020-2023, 82% e të punësuarve në Shqipëri rezultojnë të angazhuar në NMV. Ky është treguesi më i lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke kaluar gjithashtu mesataren e Bashkimit Europian e cila rezulton në 64,5%, çka e vendos Shqipërinë dukshëm mbi standardin europian sa i përket varësisë së tregut të punës nga NMV-të”, tha Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Ministri Gonxhja u shpreh se rëndësia e NMV-ve si motor punësimi është edhe më e madhe në Shqipëri sesa në shumë vende të tjera europiane.

“Tregu i punës shqiptar është shumë i varur nga qëndrueshmëria dhe zhvillimi i NMV-ve, ndaj çdo politikë mbështetëse ndaj tyre është një politikë sociale dhe ekonomike njëkohësisht”, tha ai.

Gonxhja nënvizoi se Shqipëria ka një bazë të fuqishme të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, por për t’i shndërruar ato në burim rritjeje të qëndrueshme raporti thekson se është e nevojshme të ndërmerren disa hapa të rëndësishëm, siç janë: përmirësimi i klimës së biznesit; digjitalizimi; aksesi më i lehtë në financa dhe ngritje të kapaciteteve profesionale.

“Raporti i OECD thekson se pesha e madhe e NMV-ve në tregun shqiptar të punës është një aset, por edhe një sfidë. Politikat për të mbështetur rritjen, inovacionin dhe konkurrueshmërinë e tyre janë thelbësore për procesin e konvergjencës me BE-në”, vijoi ai.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është e angazhuar për nxitjen dhe krijimin e politikave që nxisin zhvillimin e biznesit në funksion të rritjes së punësimit në vend, duke u fokusuar në angazhimet e ndërmarra në kuadër të integrimit evropian.

Burimi ATSH

Paketa e Maleve, Demo: 32 bashki kanë përcaktuar 272 zona prioritare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se Paketa e Maleve vjen në një moment kur turizmi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Paketa e Maleve, Demo: 32 bashki kanë përcaktuar 272 zona prioritare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se Paketa e Maleve vjen në një moment kur turizmi…