Salla: Standard i ri dinjiteti në zonat rurale me hapjen e negociatave për bujqësinë

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) shënoi sot 74-vjetorin e themelimit


Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) shënoi sot 74-vjetorin e themelimit

Në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, të organizuar me këtë rast, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla mbajti fjalën e rastit ku vlerësoi rolin historik të UBT-së në përgatitjen e brezave të specialistëve dhe në zhvillimin e bujqësisë shqiptare.

Salla e cilësoi aktivitetin shkencor si një moment reflektimi dhe vizioni drejt një bujqësie moderne, inovatore dhe të harmonizuar me standardet europiane.

“UBT ka qenë për 74 vite kështjella e dijes bujqësore në Shqipëri. Ka përgatitur agronomë, veterinerë dhe specialistë që kanë mbajtur gjallë sektorin edhe në kohët më të vështira. Ky kampus është krenari kombëtare, sepse aty ku ka dije, ka zhvillim dhe jetë” u shpreh ministri.

Ai shprehu mirënjohje për partnerët ndërkombëtarë të UBT-së nga SHBA, Anglia, Gjermania, Italia dhe veçanërisht Universitetin BOKU të Vjenës, duke e vlerësuar bashkëpunimin mes dy institucioneve si një model suksesi në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.

“Bashkëpunimi mes UBT-së dhe BOKU është një shembull konkret se si arsimi dhe shkenca udhëheqin ndryshimin real. Kjo është rruga që duhet të ndjekim për të ndërtuar një bujqësi moderne dhe konkurruese në tregun europian”, tha ai.

Gjatë fjalës së saj, ministri ndaloi te rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke theksuar rëndësinë e kapitujve 11, 12 dhe 13, që lidhen me bujqësinë, sigurinë ushqimore dhe peshkimin.

“Përmes këtyre kapitujve, po ndërtojmë një standard të ri dinjiteti për njerëzit tanë në zonat rurale. Kjo është një punë që kërkon bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve, akademisë, sektorit privat dhe vetë fermerëve” u shpreh Salla.

Ministri vuri theksin në tre shtyllat kryesore të këtij procesi: Kapitulli 11 – Bujqësia dhe Zhvillimi Rural: ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe ndërtimi i një sistemi transparent për regjistrimin e parcelave, si bazë për zbatimin e politikës së përbashkët bujqësore të BE-së.
Kapitulli 12 – Siguria Ushqimore: krijimi i një sistemi digjital kombëtar për gjurmimin e produkteve bujqësore, që garanton siguri, kontroll dhe certifikim sipas standardeve europiane. Kapitulli 13 – Peshkimi dhe Burimet Detare: përforcimi i menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve detare dhe përafrimi me rregullat e BE-së.

Në vijim, ministri renditi disa nga prioritetet konkrete të ministrisë në këtë proces: Rritja e kapaciteteve profesionale dhe reformimi i strukturave për të garantuar efikasitet në çdo institucion; Punësimi i të diplomuarve të ekselencës nga UBT, të cilët do të kenë përparësi në çdo vakancë në institucionet e varësisë; Krijimi i Urdhrit të Agronomit, një nismë ligjore që do të rregullojë dhe licencojë profesionin e agronomit, duke garantuar cilësi, përgjegjësi dhe zhvillim profesional të vazhdueshëm.

“Ky mision është moral, jo vetëm politik”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, ministri ndau një reflektim personal mbi përvojën e saj me jetën rurale: “E njoh nga afër jetën e fshatit dhe sfidat e përditshme të fermerëve. Për mua, ky mision nuk është thjesht politik është detyrim moral dhe njerëzor. Nuk premtoj gjithçka, por premtoj të bëj ato që janë jetike për bujqësinë, biznesin dhe ekonominë shqiptare”, u shpreh Salla.

Ai përmbylli fjalën me një mesazh bashkëpunimi dhe besimi.

“Asnjë reformë nuk do të jetë e qëndrueshme pa dijen që lind në këtë universitet. Ministria e Bujqësisë do të jetë partnere e hapur dhe e palodhur për të ecur përpara së bashku me UBT-në. Do të bëjmë që fshati të jetë më i zhvilluar, fermeri më i mbrojtur, agronomi më i respektuar dhe produkti shqiptar më i vlerësuar. Stacioni ynë i ardhshëm është Bashkimi Europian dhe UBT është një nga aleatët tanë më të çmuar në këtë rrugë”, deklaroi Salla.

Burimi ATSH

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…