Akreditohet Akademia e Sigurisë, Hammond: Zbatimi i ligjit në Shqipëri trajnohet sipas standardeve më të larta

Akademia e Sigurisë e Shqipërisë për herë të parë është akredituar nga Shoqata Ndërkombëtare e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST).


Akademia e Sigurisë e Shqipërisë për herë të parë është akredituar nga Shoqata Ndërkombëtare e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST).

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm zëvendësshefja në Detyrë e Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Kathryn Hammond, drejtori i përgjithshëm Ilir Proda, drejtori Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, rektori i Akademisë së Policisë, Ilirjan Mandro, staf dhe të diplomuar të Akademisë së Sigurisë, si dhe anëtarë të komunitetit ndërkombëtar të zbatimit të ligjit.

Në fjalën e saj, Hammond tha se “ky akreditim certifikon që zbatimi i ligjit në Shqipëri trajnohet sipas standardeve më të larta të më shumë se 30 vendeve anëtare të Shoqatës në mbarë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Akademia e Sigurisë së Shqipërisë shkoi përtej, duke arritur Çmimin e Ekselencës të Shoqatës në vitin e saj të parë – diçka që vetëm katër akademi të tjera ndërkombëtare e kanë arritur”.

“Përmbushja e këtyre standardeve e bën Shqipërinë një partner më të fortë sigurie për Shtetet e Bashkuara. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Drejtësisë po bën prioritet eliminimin e karteleve dhe organizatave kriminale transnacionale. Operacionet e grupeve të krimit të organizuar shqiptar, përmes lidhjeve të tyre me kartelet në pjesë të tjera të botës, kërcënojnë sigurinë dhe mbrojtjen e amerikanëve dhe shqiptarëve përmes aktiviteteve të tyre të trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave, duke përjetësuar tregtinë e dhunshme të drogës”, nënvizoi Hammond.

Shtetet e Bashkuara, tha Hammond, kanë nevojë për partnerë që janë të gatshëm dhe të aftë të punojnë pa probleme me zbatimin e ligjit të SHBA-së.

“Kur ju, si partnerët tanë, keni aftësitë e duhura, ne mund të punojmë së bashku për të ndërprerë dhe për të penguar rrjedhën e drogës së paligjshme dhe për të çmontuar operacionet e organizatave kriminale transnacionale që kërcënojnë komunitetet tona, në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri”, tha Hammond.

Duke përgëzuar rektorin Mandro dhe ekipin e tij për arritjen e këtij nderi, Hammond theksoi se “gjatë vlerësimit njëvjeçar të akreditimit, ata rishikuan, përditësuan dhe prodhuan më shumë se 400 politika për të përmbushur standardet e rrepta globale. Ky vit i punës së palodhur, duke ndërtuar mbi dhjetëvjeçarë përpjekjesh për të modernizuar institucionet e ligjzbatimit shqiptar, do të ketë efektin e rrathëve të ujit në jetën shqiptare, duke ngritur standardin për të gjitha autoritetet e sigurisë që trajnohen këtu – Policinë e Shtetit, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Byronë Kombëtare e Hetimit etj”.

Hammond u bëri thirrje mijëra burrave dhe grave të Policisë shqiptare, që kanë pasur privilegjin të kalojnë trajnimin dhe mentorimin e zbatimit të ligjit të SHBA-së, që të vënë në praktikë atë trajnim për të mbrojtur komunitetet, për të hetuar dhe ndjekur me vendosmëri krimin e organizuar transnacional, korrupsionin, pastrimin e parave, terrorizmin, kontrabandën e emigrantëve, krimin kibernetik, trafikimin e narkotikëve dhe armëve.

“Është detyra juaj të mbani këto standarde ndërkombëtare, jo vetëm për profesionin tuaj, por për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, përfundoi Hammond.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malaj prezanton progresin ekonomik në Bruksel

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Bruksel si folës në panelin e nivelit të lartë “Zgjerimi dhe zhvillimi:…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj prezanton progresin ekonomik në Bruksel

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Bruksel si folës në panelin e nivelit të lartë “Zgjerimi dhe zhvillimi:…