Gonzato: Rezultatin e zgjedhjeve e shoh si mesazh që shqiptarët duan të bëhen pjesë e BE-së

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, vlerësoi organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri, duke theksuar rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), veçanërisht në zbatimin për herë të parë të votës së diasporës.


Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, vlerësoi organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri, duke theksuar rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), veçanërisht në zbatimin për herë të parë të votës së diasporës.

Gonzato theksoi sot se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet është edhe kritik, duke theksuar se të gjitha rekomandimet e dhëna nga ODIHR duhet të adresohen dhe të trajtohen në një reformë gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

“Ne do të mbështesim vlerësimin që do të bëhej nga misioni i OSBE-ODIHR, që është Zyra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE-së sepse në fakt ata janë ekspertët, ata kishin sjellë një numër mbresëlënës vëzhguesish në misionin e tyre me vëzhgues afatshkurtër dhe afatgjatë. Edhe pse unë shkova në vende të ndryshme ditën e zgjedhjeve, e dija që nga fillimi që mbresat e mia nuk mund të zëvendësonin atë punë që bëjnë profesionistët. Raporti së pari lavdëron, përgëzon punën e bërë nga autoritetet zgjedhore dhe këtu e përsëris dhe një herë kam shumë respekt për KQZ-në në veçanti për kryetarin e KQZ-së Ilirjan Celibashin, sepse ka bërë një punë mbresëlënëse. Këto zgjedhje ishin të ndryshme nga të tjerat sepse për herë të parë kemi pasur votën e diasporës dhe u desh që të realizohej në një kohë shumë të shkurtër për KQZ-në dhe kjo nuk ishte e lehtë. Nuk ishte e lehtë sepse Shqipëria nuk ka ndonjë rrjet shumë të zhvilluar konsullor nëpër botë. U desh që të krijohej një sistem që të ishte i besueshëm dhe i besueshëm vërtet aq saç duhej.

“Elementi i dytë është fakti se ato ndodhën në një moment kur Shqipëria ka çelur negociatat për t’u bërë shtet anëtar me BE-në, që do të thotë se pritshmëria nga BE është më e lartë, sepse ne kemi hapur grup-kapitujt e çështjeve themelore, funksionimi i demokracisë dhe zgjedhjet janë shprehja më e lartë e demokracisë. Siç e thashë, pjesa administrative e administratës ishte një aspekt që meritonte lëvdata, por raporti është edhe kritik në fakt ku flet për një fushë loje të pabarabartë për përdorimin e gjerë të burimeve administrative nga partia në pushtet, flet edhe për presion ndaj zgjedhësve, e intimidime etj.”, u shpreh Gonzato.

Gonzato theksoi se “po të shohim deklaratën e BE-së ne e shprehim fare qartë, e përgëzojmë Shqipërinë për organizimin e zgjedhjeve edhe që në veçanti që u ka dhënë zërin e tyre zgjedhësve jashtë Shqipërisë, diasporës, por e themi shumë qartë që tashmë ka një mazhorancë të qartë dhe që kjo mazhorancë duhet të kryejë ato reforma të cilat i nevojiten Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar dhe që tashmë ka një angazhim shumë të qartë për të trajtuar një herë e përgjithmonë të gjitha rekomandimet që ka dhënë ODIHR në të shkuarën dhe që ato të trajtohen dhe zgjidhen me anën e një reforme gjithëpërfshirëse që do të thotë se duhet të rishikohet Kodi Zgjedhor pas këtyre zgjedhjeve”.

Gonzato nënvizoi rëndësinë e transparencës në financimin e partive dhe në përdorimin e medieve online gjatë fushatës.

“Mendoj që një qytetar i thjeshtë duhet ta lexojë raportin për atë që thotë dhe thotë se ka elementë të rëndësishëm të cilët duhet të përmirësohen, si transparenca në financimin e partive politike, duhet të ketë edhe një rregullore dhe rregullim të medieve online, sepse nuk ka qartësi të mjaftueshme, transparencë të mjaftueshme për përdorimin e medieve online sa i përket fushatës zgjedhore. Nuk vihet në pikëpyetje a duhet t’i përdorim mediet online për këtë çështje, por shikuesi duhet ta dijë se ajo që po shoh tani është një gjë që është përgatitur nga partia X dhe jo një gjë që postohet nëpërmjet një website dhe që nuk është e identifikuar qartazi. Tani unë e di që po lexoj diçka që është shkruar nga kjo apo ajo parti, duhet të ketë transparencë”, u shpreh Gonzato.

Gonzato shtoi se çështje tjetër është “dallimi i qartë nëpërmjet partive dhe shtetit”.

“ODIHR ka rekomanduar që nivelet më të ulëta të organeve zgjedhore duhet të jenë asnjanëse, neutrale, pra nuk duhet të këtë persona që kanë lidhje me partitë politike, që përshembull numërojnë votat. Të gjitha këto çështje duhen trajtuar, duhen zgjidhur”, tha Gonzato.

I pyetur në lidhje me fitoren e Partisë Socialiste me 83 mandate dhe rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Gonzato e cilësoi si “si një mesazh se shqiptarët duan të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Sipas tij, tashmë nuk duhet të ketë më justifikime për të mos zbatuar reformat që i kërkohen në rrugën drejt BE-së”.

“Nuk më takon mua të bëj komente, por me këtë mandat shumë të fortë qeveria duhet të vërë në zbatim ato reforma për të cilat jeni angazhuar t’i zbatoni, sepse nuk keni më kujt t’ia hidhni fajin. Pritshmëria jonë është që ritmi i reformave do të intensifikohet dhe më tej. Mesazhi tjetër është se përshpejtimi është i rëndësishëm, duhet ta ruajmë këtë moment edhe për anën tjetër që është BE.

Shqipëria është një vend që është angazhuar, për shkak të kësaj shumice dërrmuese të shqiptarëve që janë pro BE-së, pra të bëhet shtet anëtar i BE-së. Që të bëhet shtet anëtar i BE-së janë një sërë gjërash. Nuk jam i shqetësuar, unë do të flas haptazi, lirshëm në rast se disa reforma nuk po ecin në drejtimin e duhur. Roli im është lehtësimi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Këtë votë, për mendimin tim, e shoh si mesazh se shqiptarët duan të bëhen pjesë e BE-së dhe mbeten të përkushtuar ndaj këtij objektivi”, tha Gonzato në një media televizive.

Sipas tij, “ne e shohim rezultatin në formë pozitive, është një sinjal, një mesazh, sepse kursi që po ndjek është i qartë. Shqipëria nuk ka ndonjë paqartësi për aspiratën e vet dhe kursin që po ndjek, nga ana e BE-së ky rezultat shihet si një sinjal që ne na duhet të mbajmë premtimet tona kundrejt Shqipërisë”.

Burimi ATSH

“Nga bohemizmi, te përjetësia”

Qendra për Hapje dhe Dialog sjell në Tiranë një nga ekspozitat më të rëndësishme të çelura ndonjëherë në kryeqytet.

Global 360

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes të Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u takua sot me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio

Diplovista

Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

“Nga bohemizmi, te përjetësia”

Qendra për Hapje dhe Dialog sjell në Tiranë një nga ekspozitat më të rëndësishme të çelura ndonjëherë në kryeqytet.