Rama: 66 milionë euro në vit për qytetarët nga heqja e taksave për biznesin e vogël

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe Kryetari i Partisë Socialiste tha sot nga Gjirokastra gjatë takimit elektoral se familja evropiane kërkon të bëjë pjesë të sajën Shqipërinë sepse është bërë shtet.


Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe Kryetari i Partisë Socialiste tha sot nga Gjirokastra gjatë takimit elektoral se familja evropiane kërkon të bëjë pjesë të sajën Shqipërinë sepse është bërë shtet.

Në takimin elektoral ku Rama prezantoi arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE, ai nënvizoi faktin se “kjo e dhënë duhet të mjaftonte për të gjithë klientët e berberhaneve që minimalisht t’i jepnin popullit të shumicës një mundësi që ta konsideronin si të arsyeshëm, kur thonë që vendi po shkon në drejtimin e duhur, apo njerëzit mbështesin PS dhe të mos ta etiketonin si të sëmurë”.

Rama u ndal te Prodhimi i Brendshëm Bruto, ndërsa tha se sa herë flitet nëpër kanalet e kënetës që këtu s’ka prodhim, s’ka fabrika që këtu s’ka asgjë, shifrat flasin vetë.

“Prodhimi i Brendshëm Bruto është ajo çka një vend krijon si vlerë në tërësinë e vet dhe ajo matet me intrumentet që në fund nxjerrin shifrën sa e ke kapacitetin financiar. Më pak se 10 miliardë ne momentin që morëm detyrën, kemi kaluar 25 miliardë, e kemi rritur si kurrë me parë me dy herë e gjysmë. Projeksioni për Shqipërinë 2030 është 35 miliardë që nuk është si këto gjërat që i lëshojnë si balonë dhe tullumbace të tjerët se herë që kanë fushatë”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe te rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa cilësoi se nuk e solli koha të gjithë këtë transformim ekonomik të Shqipërisë, por kjo pasqyrë sipas tij është treguesi më i mirë se kush i shfrytëzon mundësitë e kohës, apo i neutralizon ato.

“PBB në rajon ku Serbia konsiderohet një nga rajonet me zhvillimin më të shpejtë të dekadës së fundit, është gati 40% larg nesh. Ne jemi 109.6% rritje, mesatarja e rajonit është 64.9% dhe të gjitha këto janë të ardhura që janë krijuar në Shqipëri. Është vlerë që është krijuar në Shqipëri që duke u rishpërndarë ka krijuar një situatë ekonomike më të qëndrueshme për shumicën dërrmuese”, vijoi ai.

“Dhe ja ku jemi te pjesa që ka të bëjë me të ardhurat për frymë. 3 300 euro ishte kur morëm detyrën, e mbyllëm me 10 300 euro dhe deri në 2030 do arrijmë në 15 mijë euro në Shqipërinë 2030 të ardhurat mesatare për frymë”, nënvizoi Rama.

Rama tha se “gjithë kjo rritje nuk është flluskë, si rritja e piramidave që në fund të merr dhe të hedh në humnerë, por është një rritje që mbështetet në themele shumë të forta të situatës financiare. Këtu hyn borxhi. Nëse rritesh me një borxh të lartë, vjen momenti që borxhi bëhet problemi më i madh dhe situata mund të dalë nga kontrolli dhe nuk ke më kapacitete që të paguash rroga dhe pensione. Borxhi kur ne morën detyrën ishte 70.4% sepse ne i gjetëm mbi 700 milionë euro borxh ndaj kompanive. Shqiptarët në 2013 shpëtuan vendin me votën e tyre nga një humnerë e dytë si piramidat, por jo për shkak të Sudes apo Xhaferrit që kishin bekimin e të parit të shtetit, por për shkak të një qeverisje të papërgjegjshme”.

Kryeministri shtoi se “të gjitha kompanitë që kishin kontratë me shtetin kishin ndaluar punën, në ndërtimin e rrugëve. Rrugët e famshme që ishin tendra, por jo vepra, tenderoheshin rrugë pa lekë, ose vihej një vlerë qesharake, lidhej kontrata dhe i thuhej kompanisë që investo se do t’i japim”.

“25% kreditë e këqija është momenti kur ndizet llampa e kuqe e stabilitetit të bankave, e njëjta gjë me kompanitë e shërbimeve. Nuk kishte më ilaçe në spitale, nuk kishte shkumësa në shkolla se kompanitë furnitore nuk paguheshin. 700 e ca milionë euro borxh duhet të laheshin që të futej ekonomia në punë. Kreditë e këqija i kemi ulur në 4.2% , borxhin e kemi ulur në 54% dhe tendenca ulëse do të shkojë te 50%”, pohoi Kryeministri.

Sipas Ramës, rreziku i rënies në varfëri ishte 23.7% kur qeveria socialiste mori detyrën, ndërsa në 2023 ishte 19.2%. Kryeministri tha se kjo e dhënë matet nga Eurostat dhe mesatarja e vendeve të BE-së në 2023 është në ato shifra dhe 19.2% për Shqipërinë qëndron në një pozicion shumë korrekt.

“Pabarazia në të ardhura ka qenë 7.5%, në 2023 ka qenë 4.9%. Kemi të gjitha arsyet të besojmë që në vitet në vijim do të kemi një rritje të mëtejshme të ekonomisë sonë. Për herë të parë Shqipëria ka papunësi nën 10%. shumëkush komenton SE kjo del më e vogël se kanë ikur njerëzit, por kjo është përqindja e dalë nga forcat e punës”, tha ai.

Rama u ndal edhe te komentet për 300 mijë vendet e punës të premtuara gjatë qeverisjes socialiste, ndërsa tha se në vitin 2024 ishin 1 023 000 dhe projeksioni është që të shkojë në 1 327 000 të punësuar në Shqipërinë 2030.

Kreu i ekzekutivit nënvizoi faktin se përqindja e të punësuarve me pagën nën 40 mijë lekë, ka qenë 59.9% kur PS mori detyrën, ndërsa në fund të vitit 2024 ishte 14.4% që lidhet shumë me kontratat e pjesshme. Sipas Ramës, rritja e pagave do të vazhdojë, ndërsa u ndal te paga minimale që sipas Kryeministrit ka qenë 157 euro, është aktualisht 400 euro dhe në janar të vitit të ardhshëm do shkojë në 500 euro, ndërsa në Shqipërinë 2030 do jetë minimumi 650 euro.

“Paga mesatare e atyre që punojnë në shtet e privat shohim si ka funksionuar shtytja e madhe që bëmë ne me rritjen e pagave në sektorin publik dhe që ka tërhequr me vete dhe sektorin privat. Paga ka qenë 322 euro, është sot 848 euro pagë mesatare dhe projeksioni në Shqipërinë 2030 është një mijë euro, ndërsa në sektorin publik do shkojë 1200 euro”, pohoi Rama.

Kryeministri pohoi se “taksimi i ndershëm është një tjetër tregues, i prekshëm edhe në jetën e tregtarëve të Gjirokastrës. Nëse dikur të gjithë ngarkoheshin me një taksë 10%, si një sanitare dhe paga e kryeministrit, sot nuk është më ky sistem skandaloz”.

“Oligarkët paguanin 10% taksë, me ne paguajnë 15%. Biznesi i vogël paguan zero. E bëmë sistemin që kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më pak paguan më pak. 57% e të punësuarve paguajnë zero tatim mbi pagën, 93% e të punësuarve paguajnë më pak se 10% dhe kursimi 145 milionë në vit është shuma e parave që ne i kemi lënë arkën e qytetarëve në 10 vjet”, tha Rama.

“Shikoni biznesin e vogël, zero tatim mbi vlerën e shtuar. Rezultati është që bizneset e vogla deri 100 mijë euro, ky pragu në kohën e kënetës ishte 35 mijë euro, deri 100 mijë euro nuk paguajnë as TVSH, as tatim fitimi. Gjithçka që fitojnë e çojnë në shtëpi. 66 milionë euro në vit që ne vendosëm që nuk do i marrë qeveria po njerëzit”, deklaroi Kreu i PS, Edi Rama.

Burimi ATSH

Rama: PS, e vetmja garante për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë

Raportet me drejtësinë, Rama i cilëson të rëndësishme për mandatin e katërt, që Partia Socialiste synon të fitojë në zgjedhjet…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: PS, e vetmja garante për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë

Raportet me drejtësinë, Rama i cilëson të rëndësishme për mandatin e katërt, që Partia Socialiste synon të fitojë në zgjedhjet…