Samiti i NATO-s, Hasani: Rikonfirmim i angazhimit në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po merr pjesë në samitin që po mbahet për 75 vjetorin e krijimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në Uashington.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po merr pjesë në samitin që po mbahet për 75 vjetorin e krijimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në Uashington.

Ministri Hasani bëri të ditur se në këtë takim u rikonfirmua angazhimi për sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik në ruajtjen e paqes në të gjithë Aleancën.

“Së bashku, për të rikonfirmuar angazhimin tonë për sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Aleancën”, u shpreh ai në një postim në rrjetet sociale.

Në kuadër të 75-vjetorit të NATO-s në Uashington po mbahet edhe samiti treditor i NATO-s, nga 9-11 korrik. Ky samit synon të projektojë forcën dhe të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.

E themeluar në Uashington në vitin 1949 nga SHBA dhe 11 vende të tjera në fillimin e Luftës së Ftohtë për të penguar zgjerimin e Bashkimit Sovjetik komunist, NATO është rritur në 32 anëtarë me hyrjen e fundit të Suedisë dhe Finlandës. (ATSH)

Lexo më shumë nga

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.