
Koçiu pret zëvendësministrin Parlamentar të Mbrojtjes së Japonisë: Forcim i marrëdhënieve dypalëshe
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu priti në një takim zëvendësministrin Parlamentar të Mbrojtjes së Japonisë, Yohei Wakabayashi, gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu priti në një takim zëvendësministrin Parlamentar të Mbrojtjes së Japonisë, Yohei Wakabayashi, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Wakabayashi vizitoi Shqipërinë si zyrtari i parë i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë që ndërmerr një vizitë të tillë, njoftoi ambasada japoneze në Tiranë.
Në fillim të takimit, zëvendësministri japonez shprehu keqardhjen për dëmet e shkaktuara nga zjarret në Shqipëri gjatë verës.
Më tej, në kuadër të vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Japoni në maj të vitit 2026, palët shkëmbyen pikëpamje mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Japonisë dhe Shqipërisë.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve përkatëse të mbrojtjes të dy vendeve.
Burimi ATSH

















