
Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili dha dje në mbrëmje dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës, i dorëzoi sot detyrën e presidentit të përkohshëm kryetares së parlamentit, Ana Brnabiç, e cila deri në zgjedhjen e presidentit të ri do të ushtrojë detyrën e Presidentit të Republikës.

















