Kumbaro me drejtuesit e shkollave në Elbasan: Ndalohet kategorikisht telefoni në klasë

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka vijuar takimet me drejtuesit e shkollave për zbatimin e udhëzimit për vitin shkollor 2026-2027 dhe rregulloreve të shkollave, me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.


Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka vijuar takimet me drejtuesit e shkollave për zbatimin e udhëzimit për vitin shkollor 2026-2027 dhe rregulloreve të shkollave, me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Në takimin e zhvilluar me drejtuesit dhe mësuesit e Elbasanit, Kumbaro nënvizoi rëndësinë e komunikimit të shkollës me prindërit, zbatimin me rigorozitet të rregullave të ndalimit të telefonit në shkollë, si dhe rritjen e vigjilencës nga drejtuesit për çdo problematikë që haset në përditshmëri.

“Është shumë e rëndësishme që të komunikojmë të gjithë, jo vetëm me shkallë. T’i kapërcejmë nivelet dhe të sigurohemi që, me punët që bëjmë, biem dakord dhe bëjmë marrëveshjen e fjalës, që kuptojmë të gjithë të njëjtën gjë kur themi se si do ta bëjmë një punë. Ju, drejtorët e shkollave, jeni baza, garancia e suksesit, e menaxhimit, e sigurisë, e qetësisë, e cilësisë dhe, po çaloi puna juaj, gjithçka, edhe katet e sipërme, bien. Kemi detyrën më delikate, më të rëndësishme, më të pazëvendësueshme. Prandaj, ju jeni menaxherët e shkollës kur çalon çdo gjë në shkollë, ashtu sikurse jeni drejtuesit e suksesit kur shkolla ecën mirë. Nuk ka telefona në klasë. Kjo duhet të jetë e rreptë në çdo shkollë. Nga të gjithë sondazhet që kemi bërë, edhe nga vetë fëmijët, sidomos ajo pjesë e fëmijëve që kanë interesa për shkollën, konfirmojmë që mospasja e telefonit në çantë gjatë orës së mësimit i çliron dhe i bën të përqendrohen më shumë. E konfirmojnë prindërit, e konfirmojnë edhe mësuesit. Teknologjia hyri, nuk e ndalojmë dot; gjithë çështja është që teknologjinë ta komandojmë ne dhe ta përdorim ne në ndihmë të punës”, theksoi Kumbaro.

Duke folur për platformën SMIP, Kumbaro tha: “SMIP është rasti kur ne duhet ta përdorim në mënyrë intensive teknologjinë, duhet ta përdorim në mënyrë intensive në favor dhe në interes të punës tonë. Prindërit nuk kanë nevojë të vijnë deri në shkollë për të regjistruar fëmijët; i regjistrojnë në e-Albania dhe edhe këtu teknologjia na ndihmon.”

Ministrja e Arsimit i inkurajoi drejtuesit e shkollave, për shkolla më miqësore dhe më të hapura me komunitetin, për aktivitete nga nxënësit edhe përtej orarit mësimor.

“Në momentin që qeveria investon dhe ndërton terrene sportive, hapësira, ato nuk kanë kuptim të mbyllen në orën 13:00 apo 14:00 dhe t’u vihet dryni. Jo, ato janë investime publike edhe për komunitetin. Dhe këtë duhet ta koordinojë drejtori i shkollës me njësinë e qeverisjes vendore. Programi ‘Pas Shkolle’ është një hapësirë e re socializimi, edukimi, mundësie për të kuptuar personalitetin e fëmijëve në një tjetër mënyrë”, tha Kumbaro.
Duke vënë theksin te Matura Shtetërore, Ministrja Kumbaro ka kërkuar fillimin e testeve model për maturantët që në muajin dhjetor, me qëllim që ata të përgatiten edhe më mirë për provimet e Maturës.

“Për gjimnazet, Matura Shtetërore, këtë vit testet me të cilat bëni provimet stërvitore t’i fillojmë që në dhjetor, të vazhdojmë me olimpiadat, që janë po aq të rëndësishme sa programi ‘Pas Shkolle’, se në një farë mënyre janë testime për njohuritë që marrin në klasë. Konkursit të gjuhës shqipe për klasat e nënta do t’i japim një frymë të re. Na rezultoi shumë i suksesshëm Festivali i Shkencës dhe unë mendoj që do të kemi një përfshirje më të mirë këtë vit të bashkive. Do të fillojmë dhe një lëvizje të re që do ta quajmë “Takohemi për një libër”, tha Kumbaro.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hong Kongu mes narrativave dhe betejës për të vërtetën

Ka qytete që nuk mund të kuptohen vetëm duke parë hartën. Hong Kongu është një nga ato vende ku historia…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hong Kongu mes narrativave dhe betejës për të vërtetën

Ka qytete që nuk mund të kuptohen vetëm duke parë hartën. Hong Kongu është një nga ato vende ku historia…